Kërko
Ju keni kërkuar për të "ΑΣΦΑΛΕΙΑ", kjo dha 141 rezultate.
Ndërtimi Nga e Para e Shkollës "Llukë Mita" në Konizbaltë, Ura Vajgurore
Shkolla fillore “Llukë Mita” ndodhet në fshatin Konizbaltë, në Bashkinë e Urës Vajgurore. Shkolla, përpos qëllimit kryesor, shërbente dhe si kopsht. Gjendja e ndërtesës ishte e papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Duke qenë se rehabilitimi i shkollës ishte një nga përparësitë e autoriteteve vendore, TAP vendosi ta përfshinte ndërtesën në listën e Investimeve Sociale dhe Mjedisore....
Ndërtimi i Një Kopshti të Ri në Dushnik, Berat
Fëmijët që shkonin në kopshtin e fshatit Dushnik mblidheshin në dy prej klasave që ishin pjesë e shkollës fillore të këtij fshati. Kushtet ishin të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat për 72 fëmijë të kopshtit dhe për këtë arsye TAP vendosi të ndërhynte duke ndërtuar një ndërtesë njëkatëshe në oborrin e shkollës. Kopshti i ri siguron tashmë kushte optimale për fëmijët në Dushnik.
Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik
Tashmë kanë përfunduar dy të tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit. Presidenti i TAP-it Walter Peeraer tha: "Paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit po përqendrohemi...
Ecuria e procesit të prokurimit të TAP 2014 dhe publikimi i listave të ofruesve për të mbështetur nën-kontraktorët e mundshëm
Gjatë vitit 2014, Trans Adriatic Pipeine (TAP) hapi procesin e tij të prokurimit për shërbime dhe mallra për projektin TAP.
Komisioni Evropian Miraton Autorizimin e Ndihmës Shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse midis Greqisë dhe TAP-it
TAP mori sot konfirmimin që Komisioni Evropian ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse, rënë dakord midis Republikës së Greqisë dhe TAP-it. Vendimi konfirmon që HGA-ja është në përputhje me rregullat e tregjeve të brendshme të Bashkimit Evropian dhe përforcon më tej kuadrin ligjor nëpërmjet të cilit projekti TAP do të realizohet dhe do të veprojë në...
Mbërrijnë në Selanik dhe Kavalë tubat e parë të linjës së TAP-it
Dërgesat e para të tubave dhe bërrylave prej çeliku, që do të përdoren për të ndërtimin e seksionit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Greqi, kanë mbërritur në portet e Selanikut dhe të Kavalës.
Gazsjellësi Trans Adriatik organizon Ceremoninë e Fillimit të Ndërtimit
Gazsjellësi me gjatësi 878 km do të transportojë gaz drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane. Nën kujdesin e Alexis Tsipras, Kryeministër i Republikës së Greqisë, Gazsjellësi Trans Adriatik shënoi fillimin e ndërtimit të projektit të gazsjellësit.
TAP Lidh Kontratën për Stacionet e Kompresorëve me Ndërmarrjen e Përbashkët Italiano-Greke
TAP ka përzgjedhur një ndërmarrje të përbashkët të përbërë nga Renco S.p.A (Itali) dhe Terna S.A. (Greqi) për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të stacioneve të kompresorëve të projektit. Në Greqi, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Kipoi, në afërsi të kufirit Greko-Turk. Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e...
Mbërrijnë në Shqipëri Tubat e Parë të TAP
TAP njoftoi mbërritjen e tubave prej çeliku dhe makinerive të para për ndërtimin e pjesës shqiptare të gazsjellësit. Me këtë rast u organizuar një ceremoni në shesh magazinimin kryesor të TAP-it, në afërsi të qytetit të Durrësit. Në ceremoni morrën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, përfaqësues të autoriteteve vendore, kontraktorët e TAP-it,...
TAP Lidh Kontratën për Ndërtimin e Seksionit Detar me Saipem SpA
TAP ka lidhur me Saipem SpA kontratën për Inxhinierinë, Prokurimin, Ndërtimin dhe Instalimin (EPCI) të seksionit detar të projektit. Tubacioni me diametër prej 36 inç i TAP-it që kalon përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë së jugut, do të jetë rreth 105 km i gjatë, dhe pika më e thellë do të jetë në rreth 820 m nën nivelin e detit.
Përfundon Dorëzimi i Tubave të TAP në Shqipëri, Greqi dhe Itali
Dërgesa e fundit me tuba çeliku për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) mbërriti në Selanik të Greqisë, duke shënuar kështu përfundimin e transportit dhe dorëzimit të të gjithë tubave në vendet pritëse të TAP-it.
TAP Lidh Kontratat e Ndërtimit për Seksionet Tokësore të Gazsjellësit në Shqipëri dhe Greqi
TAP ka lidhur kontratat e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit (EPC) për tubacionin në pjesën tokësore me gjatësi prej rreth 760 km dhe diametër prej 48 inç (1,2 m) për seksionet e Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërtimi i TAP-it është i ndarë në pesë lote (ose seksione), tre prej tyre në Greqi dhe dy në Shqipëri.