Spring naar inhoud
Urgjencë

Kërko

Ju keni kërkuar për të "sicurezza", kjo dha 119 rezultate.

1,000 Pemë për Qytetin e Tiranës

Mjedisi dhe siguria janë në thelb të projektit TAP. Në mars të vitit 2018, TAP-i iu bashkua fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve duke dhuruar 1,000 selvi për Parkun e Liqenit Artificial të kryeqytetit. Investimi kishte një vlerë prej 50,000 euro. Pemët e para u mbollën nga punonjësit e TAP-it dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ballkonet Panoramike mbi Kanionin e Osumit

Të vizitoje Kanionin e Osumit, një nga pikat më të bukura turistike të Shqipërisë, ishte e vështirë dhe e rrezikshme. TAP-i dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) bashkëpunuan për ndërtimin e dy platformave panoramike moderne, duke i mundësuar akses më të mirë dhe më të sigurt më shumë se 15,000 turistëve, të cilët vizitojnë këtë vend çdo vit. Investimi i përgjithshëm arriti...

Programi i Praktikave Profesionale

TAP po zhvillon një Program Praktike Profesionale në Shqipëri, me qëllim që profesionistët e rinj, të arrijnë të kenë sukses edhe jashtë auditorëve të universiteteve. Përgjatë një periudhe gjashtë mujore, një grup i vogël studentësh të talentuar, do të kenë mundësi të punojnë në sektorët kryesorë të projektit dhe të trajnohen nga ekspertët më të mirë në industrinë e energjisë. Dy raundet e...

Reduktimi i mbetjeve detare – Libera il Mare

Nëpërmjet një larmie aktivitetesh shkencore, operacionale dhe ndërgjegjësuese, programi i TAP-it për mbetjet detare synon të reduktojë mbetjet detare në një shtrirje prej rreth 30 km të bregdetit Adriatik (bashkitë e Vernoles, Leçes dhe Melendunjos).Projekti është zhvilluar në bashkëpunim me CoNISMa (Konsorciumi Kombëtar Ndëruniversitar për Shkencat Detare) nëpërmjet Njësisë së Kërkimit në...

Rehabilitimi i rrugës Dorilaiou në sheshin kryesor të qytetit të Serres

Me qëllim trajtimin e nevojës për hapësira publike të sigurta, të hapura dhe të aksesueshme, TAP-i rehabilitoi (ish) Rrugën Dorilaiou në sheshin kryesor të qytetit të Serres. Investimi prej 248,000 Euro përfshinte: shtrimin e rrugës dhe trotuareve, ndërtimin e korsive të biçikletave, vendosjen e stolave, shatërvanëve, shtyllave të ndriçimit, etj. Projekti është pjesë e programit të TAP-it...

TAP Përshëndet Nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik

Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përshëndeti sot nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP) nga ana e Ministrave të Energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. "TAP-i mbetet i angazhuar të lehtësojë lidhjet me infrastrukturën kyçe të gazit në rajon, përfshirë Gazsjellësin Jonian Adriatik dhe Interkonektorin Greqi-Bullgari...

TAP Përfundon Fazën e Parë e Përmirësimit të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse në Shqipëri

Në fund të vitit 2016 Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përfundoi fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përmirësimin e rreth 58 km rrugë ndihmëse, ndërtimin e dy urave të reja dhe përmirësimin e strukturës së 40 urave të tjera.