Spring naar inhoud
Urgjencë

Kërko

Ju keni kërkuar për të "sicurezza", kjo dha 119 rezultate.

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 1bcm në Evropë

Baar, Zvicër. Pas transportit të sasisë së parë tëgazit natyror në tubacionin e TAP-it në dhjetor 2020, Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 1 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, Greqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).TAP, segmenti evropian i Korridorit...

Mbështetje për Shërbimet Greke të Emergjencës dhe Shpëtimit

Pajisjet bashkëkohore janë çelësi i sigurisë për punonjësit e shpëtimit, po ashtu për njerëzit në rrezik që ata ndihmojnë. TAP-i është mbështetës krenar i Shërbimeve Greke të Emergjencës dhe Shpëtimit. Ndër vite, TAP-i ka dhuruar pothuajse 100,000€ për pajisje, për Shërbimin e Mbrojtjes Civile në Evros, për Ekipet Vullnetare të Reagimit ndaj Fatkeqësive në Kastoria, për Shërbimin Zjarrfikës në...

Vlerat e TAP-it

Në Gazsjellësin Trans Adriatik besojmë se mënyra se si arrihen rezultatet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet. Kemi krijuar një kulturë korporate ku njerëzit tanë mund të zhvillohen dhe të punojnë së bashku si ekip në mënyrë efikase.

TAP Një Vit nga Fillimi i Ndërtimit

Shënohet përvjetori i parë i fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), një nga projektet më të mëdha dhe strategjike të infrastrukturës energjetike (gaz natyror) në Evropë. Veprimtaritë në secilin nga tre vendet pritëse po zbatohen brenda afateve dhe brenda buxhetit. Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri...

Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore

Në qershor të vitit 2017, TAP Greqi ndërmori programin e Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) prej 14 milion €, që kishte të bënte me dhurimin e 104 automjeteve të shërbimeve, duke përfshirë autoambulanca, borëpastruese dhe kamionë për mbeturina. Nga ky investim, përfitojnë komunitetet vendore përgjatë prefekturave të Greqisë Veriore, ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia...

Ndërtimi i tubacionit

Ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik ka përfshirë planifikim tejet të kujdesshëm, standardet më të larta të cilësisë, inxhinieri të rangut botëror dhe angazhim të fuqishëm për të mbrojtur mjedisin dhe komunitetet që jetojnë pranë gazsjellësit. TAP-i është 877 kilometra i gjatë: 772 kilometra në pjesën tokësore dhe 105 kilometra në pjesën detare.

Etapat e projektit TAP

Konceptimi, zhvillimi dhe realizimi i projekteve gazsjellëse ambicioze, si TAP-i përbëjnë një proces kompleks dhe të detajuar. Ky proces, ndër të tjera, përfshin një vizion frymëzues, vëmendje tejet të hollë për detajet, ekspertizë të rangut botëror, krijimin e partneriteteve të frytshme dhe këshillim të kujdesshëm me palët e interesit.

Kryefaqja

TAP është infrastrukturë transporti e gazit natyror, e cila i ofron transportuesve kapacitete për operim të sigurt, të besueshëm dhe eficient. Si pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, TAP transporton gaz natyror nga baseni Kaspik drejt tregjeve evropiane të energjisë.

TAP Hap Ftesën për Tender për Blerjen e Gazit që do të përdoret për Aktivitetin Operacional

Në 1 gusht 2022, TAP do të publikojë në faqen e tij zyrtare, një përmbledhje të një Ftese për Tender (ITT), për blerjen e sasive të nevojshme të gazit për veprimtaritë operacionale, duke përfshirë edhe furnizimin me karburant të stacioneve kompresorë.

Gazsjellësi Trans Adriatik nis Testimin e Tregut 2021

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka nisur testimin e ri të tregut për t‘i dhënë mundësi transportuesve të gazit natyror të shprehin interesin e tyre, dhe në një fazë të mëvonshme të mund të sigurojnë akses në kapacitetet e reja dhe afatgjata të TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të gazsjellësit në të ardhmen.

TAP Lidh Kontratë me Corinth Pipeworks S.A. për Tubat e Linjës në Pjesën Tokësore

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë me Corinth Pipeworks S.A. që do të furnizojë projektin me rreth 495 km tuba linje me diametër 48 inç për pjesën e Gazsjellësit Trans Adriatik që do të përshkojë Greqinë. Kjo kontratë përfshin rreth 270.000 ton tuba linje.