TAP Përshëndet Nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik
Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përshëndeti sot nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP) nga ana e Ministrave të Energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. "TAP-i mbetet i angazhuar të lehtësojë lidhjet me infrastrukturën kyçe të gazit në rajon, përfshirë Gazsjellësin Jonian Adriatik dhe Interkonektorin Greqi-Bullgari (IGB).” tha Drejtori Menaxhues i TAP, Ian Bradshaw.
Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përshëndeti sot nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP) nga ana e Ministrave të Energjisë të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Nënshkrimi i dokumentit të sotëm përforcon bashkëpunimin në fushën e energjisë në të gjithë Evropën Juglindore dhe është një hap i rëndësishëm përpara drejt diversifikimit dhe sigurisë së energjisë në rajon. TAP-i mbetet i angazhuar të lehtësojë lidhjet me infrastrukturën kyçe të gazit në rajon, përfshirë Gazsjellësin Jonian Adriatik dhe Interkonektorin Greqi-Bullgari (IGB).”
Në janar të vitit 2014 TAP-i nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me ICGB-në, kompaninë që po zhvillon IGB-në, duke vendosur kështu bashkëpunim teknik për interkoneksionin e të dy sistemeve. Në maj të vitit 2013, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për mbështetje dhe bashkëpunim për realizimin e dy projekteve TAP dhe IAP.
FUND
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.
Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Pyetjet për Median: media@tap-ag.com
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al | www.twitter.com/TAP_Shqiperi