Spring naar inhoud
Urgjencë

Kërko

Ju keni kërkuar për të "job", kjo dha 209 rezultate.

Fillojnë Punimet Paraprake për Seksionin Detar të TAP në Shqipëri

Fier, Shqipëri Më 19 tetor 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) filloi punimet për ndërtimin e seksionit detar të gazsjellësit, me gjatësi 105 km, duke lidhur segmentin shqiptar me atë italian. Instalimi fizik i tubacionit në det të hapur është planifikuar të kryhet në 2019, sipas kalendarit të punimeve të TAP.

TAP Ndërton Nga e Para Shkollën “Llukë Mita” në Urën Vajgurore

Ura-Vajgurore, Shqipëri. Në dhjetor 2018 u organizua ceremonia e përurimit të shkollës “Llukë Mita”, në Konizbaltë, e cila u ndërtua nga e para nga ana e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Ky investim, me vlerë mbi 630’000 euro, është realizuar në kuadër të Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP dhe me përkujdesjen e Bashkisë së Urës Vajgurore.

TAP Ndërton Një Kopsht dhe Rikonstrukton Një Shkollë në Bashkinë e Beratit

Berat, Shqipëri. Më 30 janar 2019, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkia e Beratit përuruan zyrtarisht kopshtin e fshatit Dushnik dhe shkollën e fshatit Veterrik. Këto projekte, me vlerë të përbashkët prej rreth 440’000 €, janë pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri.

Gazsjellësi Trans Adriatik Përfundon Pjesën Detare

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG ka përfunduar me sukses pjesën detare, prej 105 km, të tubacionit që përshkon Detin Adriatik. Kjo arritje përfshin përmbylljen me sukses të një sërë procesesh, si instalimin e tubave me diametër 36 inç në pjesën detare nga Castoro Sei, mjetin lundrues per shtrirje tubash gjysëm të zhytur të Saipem-it, lidhjen mbi ujë me infrastrukturën tokësore në...

TAP injekton sasitë e Para të Gazit Natyror në Seksionin Shqiptar të Tubacionit, në kuadër të Fazës së Testimit

Tiranë, Shqipëri. Më 20 maj, Trans Adriatik Pipeline (TAP) AG filloi injektimin e sasive të para të gazit natyror në seksionin prej 4 km të gazsjellësit në Shqipëri, nga kufiri greko-shqiptar deri në stacionin matës të TAP-it në Bilisht.

TAP Nis Hapjen e Mikro-Tunelit 1.5 km të gjatë në Skrapar

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, organizoi në Çorovodë ceremoninë e fillimit të punimeve për hapjen e mikro-tunelit prej 1.5 kilometrash, i cili do të bashkojë segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri. Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë dhe vetë përbërjes gjeologjike. Mikro-tuneli shmang kalimin...

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

Tashmë kanë përfunduar dy të tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit. Presidenti i TAP-it Walter Peeraer tha: "Paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit po përqendrohemi...

TAP përfundon Bisedimet për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes me Shoqërinë e Përbashkët Albgaz/Snam

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) nënshkroi një Letër Angazhimi që shënon finalizimin e negocimit mbi Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët që është krijuar midis Albgaz Sh.a dhe Snam S.p.a. me qëllim mirëmbajtjen e Gazsjellësin Trans Adriatik në territorin e Shqipërisë.

TAP Shënon Instalimin e Turbo-Kompresorëve në Shqipëri

Më 8 qershor 2018, TAP shënoi instalimin me sukses të turbo-kompresorëve në stacionin e kompresorit në Fier. Turbo-kompresorët janë “zemra” e stacionit të kompresorit dhe do të luajnë një rol kyç për transportimin e gazit përmes tubacionit. Deri më tani kanë përfunduar mbi 30% të punimeve të përgjithshme për ndërtimin e stacionit të kompresorit në Fier dhe janë punësuar më shumë se 210 persona,...

TAP Përfundon Fazën e Parë e Përmirësimit të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse në Shqipëri

Në fund të vitit 2016 Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përfundoi fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përmirësimin e rreth 58 km rrugë ndihmëse, ndërtimin e dy urave të reja dhe përmirësimin e strukturës së 40 urave të tjera.

Ambasadorët Vizitojnë Kantierin e TAP-it në Shqipëri

Pesë muaj pas fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri, njëmbëdhjetë Ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të vendosur në Shqipëri vizituan më 7 mars punimet që po kryhen në zonën e Urës Vajgurore, në Qarkun e Beratit. Përfaqësues të TAP-it paraqitën një panoramë të ecurisë së deritanishme dhe punimeve që pritet në zhvillohen gjatë vitit 2017.

Përfundon Transporti Detar i Tubave të TAP në Shqipëri

Me datë 16 qershor u shkarkua në Portin e Durrësit sasia e fundit e tubave që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri. Përafërsisht 13,000 tuba, brryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 ton janë dërguar në Durrës që nga prilli 2016. Dërgesa e fundit e tubave në Shqipëri shënon një tjetër moment të rëndësishëm...