Spring naar inhoud
Urgjencë

TAP publikon Faqen e Re të Internetit të Korporatës, që Shënon një Fazë të Re të Projektit

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka publikuar faqen e re të internetit të korporatës, që shënon edhe kalimin e projektit në fazën operacionale, teksa vazhdojnë përgatitjet për të transportuar sasinë e parë të gazit natyror nga sektori i fushës së Shah Denizit II në Azerbajxhan, deti Kaspik, për në Evropë.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP-it, tha: “Jemi shumë të kënaqur me faqen tonë të re të internetit dhe shumëllojshmërinë e informacionit që ajo ofron për transportuesit e gazit, komunitetet lokale, si edhe gjithë palët ndërkombëtare të interesit, që na kanë bashkëshoqëruar në udhëtimin tonë gjithë këta vite. Besojmë se faqja e re do t’u ofrojë vizitorëve informacionin e duhur, teksa ne, në mënyrë progresive kalojmë në fazën operacionale të projektit si operator sistemi transmetimi.”  

Vugar Veysalov, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në TAP, shtoi: “Duke përfituar nga avantazhet e një dizajni të rifreskuar, faqja jonë e re e internetit është e lehtë për përdoruesit, ndërkohë që i qëndron besnik markës. Teksa TAP-i përgatitet të transportojë sasinë e parë të gazit natyror Kaspik në Evropë, është e rëndësishme të vazhdojmë t’u sigurojmë të gjitha palëve tona të interesit, kombëtare dhe ndërkombëtare, një informacion të besueshëm, të saktë e serioz. Përfshirja e palëve të interesit është bërë gjithmonë në mënyrë të hapur, proaktive dhe bashkëpunuese, ndaj besojmë se faqja e re e korporatës do të vazhdojë ta lehtësojë këtë bashkëpunim edhe në dekadat në vazhdim.”

Versioni shqip i faqes së re të internetit është i disponueshëm në www.tap-ag.al    

  • Faqja e re e internetit ofron një gamë të gjerë informacionesh për transportuesit e gazit, përfshirë të dhënat se si të bëhesh një transportues gazi i TAP-it, produktet e kapacitetit të ofruara nga TAP-i, procesin e prenotimit të kapacitetit, kërkesat e transparencës, si edhe një përllogaritës tarifash që nxjerr me përafërsi koston e transportit të gazit nga një pikë hyrëse në një pikë dalëse, brenda një harku të caktuar kohor.
  • Një seksion i zgjeruar kushtuar qëndrueshmërisë mishëron angazhimin e TAP-it për të mbrojtur mjedisin, përmirësuar jetesën, për të kontribuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të investuar në projektet sociale e mjedisore, si dhe për të aplikuar standardet e njohura ndërkombëtarisht mbi cilësinë, shëndetin, sigurinë e mjedisin.
  • Siguria është një nga vlerat themelore të TAP-it, ndaj banorët që jetojnë në afërsi të gazsjellësit mund të gjejnë informacion të dobishëm rreth aktiviteteve që lejohen pranë tubacionit, kontaktet se ku duhet të telefonojnë përpara se të nisin ndonjë punim, si dhe çfarë të bëjnë në raste emergjence.

Në faqen e re të internetit gjenden gjithashtu informacione të detajuara, të përditësuara dhe të rëndësishme në lidhje me historikun e projektit, rëndësinë e tij si pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, infrastrukturën, fazën operacionale e të mirëmbajtjes, si dhe përfitimet që TAP-i iu ka sjellë gjatë viteve vendeve pritëse e komuniteteve lokale.   

Faqja e re e internetit e TAP-it do të përditësohet rregullisht me lajme, artikuj nga vendet pritëse, video, foto dhe materiale e të dhëna të tjera të dobishme.

SHËNIME​

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Media: gentian.minga@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube