TAP përmbyll Testimin e Tregut
Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) njoftoi mbylljen e Fazës detyruese të Prenotimit që u hap në mars të këtij viti, e cil përmbyll kështu edhe Testimin e Tregut.
Si rrjedhojë e këtij Testimi të Tregut, do të ofrohet kapacitet i shtuar në pikën e nisjes së TAP-it në kufirin turko-grek, dhe përgjatë gjurmës do të mundësohen pika të tjera daljeje.
Lutz Landwehr, Drejtori Komercial dhe i Financës për TAP u shpreh: “Ne jemi të kënaqur me interesin e shprehur për kapacitete në këtë Testim të Tregut. Rezultatet tregojnë se Gazsjellësi Trans Adriatik mund të përmbushë kërkesën për kapacitet në përputhje të plotë me rregulloret e zbatueshme”.
FUND
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.
Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vende të tjera. Dalja e TAP-it në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të kryhen në fund të vitit 2018, furnizimet e para në Evropë pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.
Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Pyetje nga Media: media@tap-ag.com
Më shumë rreth TAP-it: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline