Spring naar inhoud
Urgjencë

TAP Nxjerr Ftesat për Tender për Tubat e Pjesës Detare dhe Ndërtimin në Pjesën Tokësore në Itali

Ftesa e parë ka të bëjë me tubat me diametër prej 36 inç (0.91 m) që do të përdoren në seksionin e projektit që do të kalojë përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore. Ftesa e dytë ka të bëjë me Terminalin Pritës së Gazsjellësit (PRT) dhe instalimin e tubacionit tokësor në Itali.

Baar, Zvicër. Në qershor të vitit 2015, Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka nxjerrë dy Ftesa të reja për Tender (ITT).

  • Ftesa e parë ka të bëjë me tubat me diametër prej 36 inç (0.91 m) që do të përdoren në seksionin e projektit që do të kalojë përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore. Fushëveprimi i ITT-së përfshin gjithashtu edhe furnizimin e ndaluesve të deformimit në tubacion, veshjes dhe anodave për seksionin detar të tubacionit. ITT-ja është e hapur për kompanitë që janë para-kualifikuar pas nxjerrjes nga TAP të njoftimit për kontratën të bërë publik në shkurt të vitit 2015.
  • Ftesa e dytë ka të bëjë me Terminalin Pritës së Gazsjellësit (PRT) dhe instalimin e tubacionit tokësor në Itali. Fushëveprimi i punës përfshin dy lote: Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) e PRT-së dhe EPC-në për një tubacion me diametër 36 inç (0.91 m) me gjatësi rreth 8 km që lidh tubacionin detar të projektit në vend hyrje me PRT-në. ITT-ja është e hapur për kompanitë që janë para-kualifikuar pas njoftimit për kontratën që TAP bëri publik në mars të vitit 2015.

TAP-i planifikon që të dy kontratat të jepen në fund të vitit 2015.

Knut Steinar Kvindesland, Menaxher i Lartë për Kontratat dhe Prokurimet i TAP tha: “TAP-i po vijon punën në kuadrin e prokurimit të të mirave dhe shërbimeve. ITT-të për tubat e pjesës detare dhe ndërtimin tokësor në Itali janë dy nga paketat madhore të furnizimit për projektin TAP.”

Ftesa e ardhshme për Tender që do të nxirret nga TAP gjatë verës ka të bëjë me prodhimin dhe furnizimin e bashkimeve, bërrylave izolues dhe pritëseve të sondave. Deri në fund të vitit 2015, TAP-i do të nxjerrë edhe Ftesat për Tendet për Sistemet e Telekomunikacionit dhe të Sigurisë SCADA-n (kontrolli mbikëqyrës dhe mbledhja e të dhënave), si dhe Kabullin me Fibra Optike.

Për informacione të mëtejshme mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite

Nëse jeni një nën kontraktor dhe jeni të interesuar të punoni për një nga kompanitë e përzgjedhura nga TAP-i për kontratat e tij, ju lutemi vizitoni http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite/regjistrim-ne-bazen-e-te-dhenave-per-kompanite-e-interesuara-per-te-qene-nenkontraktorepër të regjistruar detajet tuaja. Ky informacion do t’i kalohet kompanive të ftuara për tender gjatë procesit të prokurimit të TAP-it.

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Mediamedia@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com www.twitter.com/tap_pipeline