Spring naar inhoud
Urgjencë

TAP ndërmerr nivelin e parë të zgjerimit të kapacitetit

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG ka kënaqësine të konfirmojë se pas përfundimit të fazës së parë detyruese të Testimit të Tregut per vitin 2021, kompania do të ndërmarrë nivelin e parë të zgjerimit të kapacitetit.

Në përfundim të afatit për paraqitjen e ofertave detyruese, më 22 janar 2023, TAP tashmë do të ndërmarrë nivelin e parë të zgjerimit të kapacitetit, dhe nëpërmjet kontratave afatgjata, duke filluar nga viti 2026, do të alokojë 1.2 miliardë metër kub (bcm) kapacitet të rritur në vit.
Zgjerimi i kapacitetit të TAP kryhet nëpërmjet testimeve periodike të tregut në një mënyrë të hapur, transparente dhe jo diskriminuese. Kapaciteti fillestar i TAP-it mund të zgjerohet në faza, me synim për të arritur të paktën 20 bcm në vit. 

“Ne jemi të lumtur të nisim zgjerimin e kapacitetit të TAP, i cili mund të rritet gradualisht deri në të paktën 20 bcm në vit. Tashmë që kemi mbyllur  fazën e parë detyruese, ne synojmë të nisim fazën e dytë detyruese në gjysmën e dytë të vitit për të rritur më tej sigurinë e furnizimit dhe likuiditetit të tregut ne Evropë”, tha Luca Schieppati, Menaxher Drejtues i TAP. “Vëllime të reja të hidrogjenit dhe të gazeve të tjera të rinovueshme  mund të transportohen gjithashtu nëpërmjet zgjerimit të kapacitetit të TAP-it për të nxitur qëndrueshmërinë afatgjatë dhe për të mundësuar tranzicionin e energjisë në rajon”, shtoi ai.

 
TAP thekson edhe njëherë angazhimin e tij të vendosur ndaj pozicionit të tij si brenda planit RePowerEU, ashtu edhe ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit BE-Azerbajxhan për një partneritet strategjik në fushën e energjisë, nëpërmjet të të cilit kapaciteti i Korridorit Jugor të Gazit do të zgjerohet për të sjellë të paktën 20 bcm në vit në BE, deri në vitin 2027.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve ekzistues dhe të ardhshëm. TAP bashkohet me Interkonektorin Greqi- Bullgari (IGB), i cili filloi aktivitetin tregëtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz Kaspik, përforcon sigurinë e furnizimit me energji edhe në një tjetër shtet Evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP:www.tap-ag.comwww.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht:media@tap-ag.com