TAP Certifikohet si Operator Transmetimi i Pavarur (ITO)
Autoritetet kombëtare rregullatore të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (AEEGSI) kanë certifikuar Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) bazuar në modelin e operatorit të transmetimit të pavarur (ITO), pjesë e Paketës së Tretë të Energjisë të Bashkimit Evropian.
Baar, Zvicër. Autoritetet kombëtare rregullatore të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (AEEGSI) kanë certifikuar Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) bazuar në modelin e operatorit të transmetimit të pavarur (ITO), pjesë e Paketës së Tretë të Energjisë të Bashkimit Evropian.
Vendimi përfundimtar për certifikimin e TAP-it [link] merr parasysh opinion e dhënë nga Komisioni Evropian dhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë më parë gjatë vitit 2016.
Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Jam shumë i kënaqur me progresin e përgjithshëm të projektit TAP. Përpos lidhjes së kontratave tona kryesore strategjike dhe mbërritjes së tubave të parë të linjës në Shqipëri, certifikimi ITO është një etapë tjetër e rëndësishme që na mundëson të vazhdojmë me zbatimin e projektit sipas planeve. Dëshiroj të falënderoj tre Autoritetet Rregullatore Kombëtare, Komisionin Evropian dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer gjatë të gjithë këtij procesi”.
Në vitin 2013, TAP-i siguroi përjashtimin prej disa nga dispozitat e Direktivës së Gazit të BE-së (2009/73/EC), përfshirë edhe një përjashtim për shpërndarjen e pronësisë për një periudhë 25 vjeçare (njoftimi për shtyp).
FUND
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.
Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Pyetjet për Median: media@tap-ag.com
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline