Përurohet në Bilisht Shkolla e Rikonstruktuar nga TAP Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Përurohet në Bilisht Shkolla e Rikonstruktuar nga TAP

21 maj 2018

Bilishti, Shqipëri. Në muajin Maj, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përuroi zyrtarisht shkollën “Fuat Babani” në Bilisht cila është rikonstruktuar nga e para dhe është pajisur edhe me sistem ngrohje. Rikonstruksioni i kësaj shkollë, me vlerë rreth 600’000 Euro, është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP dhe tashmë i ofron kushte shumë më të mira mësimi rreth 800 nxënësve.

 

Falë këtij investimi të TAP është realizuar rikonstruksioni i plotë i ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës së shkollës, mobilimi i ambienteve të brendshme, rikonstruksioni i palestrës dhe instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore. Duke synuar krijimin e një standardi të ri përsa i përket sigurisë, TAP e ka pajisur edhe gjimnazin e Bilishtit me sistem alarmi për zjarrin dhe shkallë për dalje emergjence.

Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, tregon për rëndësinë që ka përmirësimi i kushteve të mësimit për TAP, si një investim për të ardhmen: “Përveç ndërtimit të gazsjellësit, TAP është i përkushtuar të përmirësojmë jetesën e komuniteteve pranë gazsjellësit nëpërmjet investimeve sociale dhe mjedisore. Ne mendojmë se përmirësimi i jetesës është i lidhur ngushtë me edukimin e brezit të ri. Për këtë arsye përmirësimi i kushteve të shkollave dhe kopshteve ka qenë përparësi për investimet sociale dhe mjedisore të TAP. Deri më sot kemi ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të 4 shkollave.”

Drejtori i shkollës “Fuat Babani”, Hajdër Lilo, shprehet: “Shkolla ishte e amortizuar krejtësisht. Nga mungesa e çatisë, vetëm me izolimin e tarracës gjithë kati i tretë, pra kati i tretë që ishte funksional që zhvillohej dhe mësimi, ishte gati jashtë normales, domethënë të gjitha suvatë ishin të rëna dhe lagështia ishte tej normave. Tani gjendja është shumë e mirë, kushtet janë shumë të mira. Kjo u arrit me financimin e Gazsjellësit TAP.”

Përveç mureve, gjithçka në këtë shkollë bërë nga e para dhe me standarde shumë herë më të larta. Punimet për rindërtimin total të shkollës janë kryer nga dy kompani shqiptare. Abkons kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet e rikonstruksionit të shkollës dhe AD-star shpk & Kefa shpk realizoi punimet ku u punësuan afërsisht 80 persona.

Shkolla “Fuat Babani” është shkolla e tretë që është rikonstruktuar nga e para si pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP. Në vitin 2015, TAP rikonstruktoi ambientet sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman. Në tetor të vitit 2017 u bë përurimi i shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit ndërkohë që në nëntor të po këtij viti u përuruar shkolla “7 Dëshmorët” në Bashkinë e Roskovecit.