Spring naar inhoud
Urgjencë

Çështjet tregtare

Për shkak të kufizimeve të Covid-19, TAP-i ka vendosur të pranojë marrjen në mënyrë elektronike të kopjeve të skanuara të dokumenteve, të nënshkruara rregullisht nga nënshkruesi/ët e autorizuar, siç kërkohet për regjistrimin. Kopjet fizike të dokumenteve origjinale të nënshkruara duhet të dorëzohen dhe të shkëmbehen kur t’a lejojnë rrethanat ose siç mund të kërkohet ndryshe nga TAP-i.

Për sa i takon marrëveshjes për ruajtjen e konfidencialitetit, ajo duhet të nënshkruhet dhe ekzekutohet si pjesë e procesit të regjistrimit. Prandaj, TAP-i kërkon që palët e interesuara të respektojnë sa vijon:

  1. Lutemi të merrni masa që një nënshkrues i autorizuar (me tagra përfaqësimi të shoqërisë) të nënshkruajë marrëveshjen për ruajtjen e konfidencialitetit. Marrëveshja për ruajtjen e konfidencialitetit duhet të lihet pa datë.
  2. Lutemi të dërgoni një kopje të skanuar të marrëveshjes për ruajtjen e konfidencialitetit (të gjitha faqet, por pa datë) tek TAP-i, në adresën commercial@tap-ag.com, së bashku me konfirmimet e mëposhtme me shkrim/postë elektronike nga nënshkruesi i autorizuar:
  1. versioni elektronik i marrëveshjes së nënshkruar për ruajtjen e konfidencialitetit i bëhet për dijeni TAP-it pa kushte;
  2. me nënshkrimin e faqes së nënshkrimeve nga ana e TAP-it, TAP-i lejohet të shtojë faqen e nënshkrimit të TAP-it në një kopje të printuar të kopjes elektronike të nënshkruar nga pala dhe më pas të vendosë datën dhe të ekzekutojë marrëveshjen si një akt i vetëm ligjërisht i detyrueshëm; dhe
  3. që TAP-i të ekzekutojë dokumentet në përputhje me sa më sipër, nuk kërkohen miratime të mëtejshme nga pala.
  1. Më pas, TAP-i ekzekuton dokumentet elektronike në përputhje me sa më sipër dhe i dërgon palës një kopje të skanuar të marrëveshjes për ruajtjen e konfidencialitetit të nënshkruar.

Sipas Kodit të Rrjetit të TAP-it, komunikimet operative mes TAP-it dhe transportuesve do të kryhen përmes kanalit kryesor Edig@s, standardi për shkëmbimin e mesazheve elektronike, i zhvilluar nga Shoqata Evropiane për Përmirësimin e Shkëmbimit të Energjisë - Gazit  (EASEE-gas). Për këtë qëllim, pas shkëmbimit të parametrave teknike dhe konfigurimit të ndërfaqes, do të kryhet një testim teknik i lidhjes, si dhe një testim funksional i mesazheve të paracaktuara Edig@s.

Testi i komunikimit do të kryhet pas marrjes së njoftimit për realizimin e konfigurimit.

Cili është dallimi mes përfaqësuesit të autorizuar (pika 1.3 e formularit të regjistrimit) dhe përfaqësuesit ligjor të shoqërisë (pika 1.8 e formularit të regjistrimit)? 

Përfaqësuesi i autorizuar është zakonisht një individ i autorizuar për të përfaqësuar dhe vepruar në emër të shoqërisë mbi bazën e dokumenteve të përfaqësimit, p.sh. prokurë, autorizim, etj. 

Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë zakonisht nënkupton dikë të autorizuar për të përfaqësuar dhe vepruar në emër të shoqërisë mbi bazën e pozicionit të tij drejtues në shoqëri, si p.sh. Drejtori, DPE, etj.

Sipas këtyre përshkrimeve, përfaqësuesi i autorizuar që duhet të shënohet në pikën 1.3 të formularit të regjistrimit, ndërsa përfaqësuesi ligjor i shoqërisë që kërkohet në pikën 1.8 të formularit të regjistrimit mund të jenë i njëjti person.

Pagesa duhet të kryhet para dorëzimit të aplikimit. Lutemi të kryeni pagesën vetëm pak kohë përpara dorëzimit të formularit të regjistrimit, për t'i dhënë mundësi departamentit të kontabilitetit të TAP-it që të lidhë pagesën me detajet e formularit fillestar të pjesëmarrjes.