TAP merr pjesë në Konferencën e VI-të Ndërkombëtare të Sigurisë
Tiranë, Shqipëri. Në 31 maj, TAP mori pjesë në edicionin e VI-të të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë, me fokus në fenomenet natyrore ekstreme dhe çështje të sigurisë, e organizuar nga Akademia e Sigurisë (Qendra e Kërkimit Shkencor).
Në këtë konferencë të nivelit të lartë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të menaxhimit të emergjencave, përfaqësues të qeverisë qëndrore dhe vendore, të organizatave ndërkombëtare, grupeve të interesit, akademikë, biznese strategjike dhe shumë të tjerë.
Tashmë në operim të plotë tregtar, TAP u kthye në këtë konferencë në mbështetje të diskutimit shkencor mbi çështje të menaxhimit të sigurisë dhe të emergjencave, si edhe për të ndarë përvojën dhe njohuritë mbi këtë fushë.
Me tërmetin në nëntor 2019 dhe pandeminë Covid-19 në 2020-2021, të gjitha institucionet dhe bizneset që operojnë në Shqipëri kanë testuar protokollet e tyre të sigurisë dhe kapacitetet për të përballuar siç duhet fatkeqësitë natyrore dhe çështjet e sigurisë. TAP ka menaxhuar me sukses rreziqet dhe pasojat e tërmetit dhe të pandemisë Covid-19, duke zbatuar praktikat dhe protokollet më të mira të industrisë dhe duke bërë të mundur që stafi, kontraktorët, partnerët dhe vetë projekti të vazhdojnë të veprojnë pavarësisht nga këto ngjarje të papritura. Sepse në TAP, shëndeti dhe siguria vijnë në radhë të parë!
Malfor Nuri, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, tha: "Ne besojmë se mënyra më e mirë për t'u kujdesur për të ardhmen është të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm, duke përdorur metodat dhe teknologjinë më efikase dhe burimet njerëzore më të kualifikuara."
Për të ndarë më tej përvojën e TAP në fushën e sigurisë, Foto Duro, Këshilltar i Sigurisë në TAP Albania, prezantoi një rast studimor të përgatitur nga Menaxheri i Sigurisë së Korporatës së TAP, Salvatore Grasso.
Si gazsjellësi i parë i këtij lloji në Shqipëri, TAP është angazhuar të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet më të larta, duke zbatuar një sistem të fortë sigurie me masa të unifikuara për të tre vendet ku operon. Për më tepër, këto praktika mund të përdoren në të ardhmen gjatë procesit të gazifikimit të Shqipërisë nga kompanitë shqiptare apo nga ato të huaja, si Albgaz, IAP, etj.
TAP do të vazhdojë të punojë në standardet më të larta të industrisë, ndërsa mbetet i përkushtuar ndaj shëndetit dhe sigurisë, me zero dëme për njerëzit dhe mjedisin.