Rrethi Përmet
Kur ekipi i TAP-it u nis të vizitonte rrethin e Përmetit në Jug-Lindje të Shqipërisë, atyre u thanë që zona ishte tepër e thellë, dhe se në atë zonë vetëm shumë pak njerëz jetonin. Fshati i izoluar ishte tre orë larg me makinë dhe një orë në këmbë, ai fshat ishte i ndarë në dy lagje dhe shumë i vështirë për t’u arritur.
I pafrikësuar, Ekipi i TAP-it pasi arriti atje shkoi të vizitonte shtëpinë e një çifti shumë simpatik, secili rreth të 70-ave, për të cilët iu ishte thënë se ishin banorët e vetëm të fshatit. Pasi anëtarët e ekipit shpjeguan projektin, iu përgjigjën pyetjeve të çiftit dhe morën mirënjohje nga ata, i pyetën nëse kishte të tjerë banorë në atë zonë.
Çuditërisht, përgjigja ishte, “Po, edhe prindërit tanë këtu jetojnë!”
Pasi i pyetën se ku jetonin, çifti u përgjigj se prindërit e tyre kishin vajtur të kullosnin delet.
Kur barinjtë e moshuar, të dy mbi të 90-at, u kthyen nga puna, ata iu bashkuan bisedës.
Ekipi i ngazëllyer i TAP-it u sigurua që çdo gjë mbi projektin t’u shpjegohej siç duhej të dy brezave mbresëlënës e ngulmues të fshatarëve shqiptarë.