Spring naar inhoud
Urgjencë

Kryebashkiaku i Fierit dhe TAP inspektojnë punimet në shkollën e Grecallisë në Fier

Pas përfundimit të punimeve, në shtator të këtij viti, mbi 210 nxënës të shkollës Thanas Ikonomi në Grecalli të Fierit, do të zhvillojnë mësim në kushte shumë më të mira.

Tiranë, Shqipëri. Më 25 prill, Drejtori i Përgjithshëm i TAP, Ian Bradshaw, vizitoi punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit, pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP në Shqipëri. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo.

Pas përfundimit të punimeve, në shtator të këtij viti, mbi 200 nxënës do të zhvillojnë mësim në kushte shumë më të mira. “Kjo është shkolla e dytë në Bashkinë e Fierit ku TAP ka investuar në përmirësimin e ambienteve dhe kushteve për zhvillimin e mësimit. Jam shumë i kënaqur që punimet po ecin sipas parashikimeve dhe në shtator nxënësit e kësaj shkolle do ta fillojnë vitin e ri shkollor në një shkollë thuajse krejtësisht të re.” u shpreh Shkëlqim Bozgo gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, shprehu vlerësimin e vet për bashkëpunim me TAP në realizimin e këtij projekti por edhe projekteve në vazhdim. “Pas reformës Administrative ky është projekti i parë që realizojmë me mbështjen financiare të TAP. Shpresojmë që brenda pak ditësh të fillojmë edhe projektin e dytë, që është ndërtimi i ujësjellësit në Njësinë Administrative Mbrostar, i cili përfshin më shumë se 6 fshatra” u shpreh ai.

Investimi i TAP për këtë shkollë parashikon rikonstruksionin e plotë të ambienteve të brendshme e të jashtme duke përfshirë suvatimet, shtrimin e pllakave, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe të internetit, tualetet, izolimin termik, etj. Duke qenë se siguria është përparësia kryesore e TAP kjo shkollë do të pajiset me sistem mbrojtje ndaj zjarrit dhe me shkallë emergjence sipas stadardeve ndërkombëtare.

Investime Sociale dhe Mjedisore të TAP që janë përfunduar:

Investime Sociale dhe Mjedisore të TAP që janë në zhvillim e sipër:

  • Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Fuad Babani” në Bilisht
  • Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Thanas Ikonomi” në Fier
  • Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë
  • Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë
  • Faza e dytë e programit të praktikave profesionale për studentët
  • Regjistrimi i pasurive të paluajtshme në Vithkuq, Korçë