TAP i bashkohet “Oil & Gas Methane Partnership 2.0,” UNEP
TAP bëhet pjesë e “Oil and Gas Methane Partnership 2.0” (OGMP 2.0), programi kryesor për raportimin dhe zbutjen e impaktit të hidrokarbureve dhe gazit, iniciativë, pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Kjo nismë vullnetare synon të ndihmojë kompanitë e hidrokarbureve dhe gazit në menaxhimin sistematik të emetimeve të metanit.
OGMP 2.0 aplikon kritere rigoroze që përbëjnë një referencë globale, duke nxitur kompanitë në arritjen e një performance optimale, si në aspektin e raportimit dhe reduktimit të emetimeve nëpërmjet transparencës, ashtu edhe në ndarjen e praktikave më të mira. Kjo lëvizje përforcon angazhimin e Kompanisë për të arritur neutralitetit ndaj karbonit deri në vitin 2050.
TAP synon të përfitojë statusin e OGMP 2.0 "Gold Standard" deri në vitin 2025, i cili do të reflektojë planet e TAP-it për të matur dhe reduktuar emetimet e metanit.
OGMP 2.0 është i vetmi sistem gjithpërfshirës raportimi i bazuar në matjen, per industrinë. Ai përmirëson saktësinë dhe transparencën në raportimin mbi emetimet e metanit, në sektorin e naftës dhe të gazit.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve ekzistues dhe të ardhshëm. TAP bashkohet me Interkonektorin Greqi- Bullgari (IGB), i cili filloi aktivitetin tregëtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz Kaspik, përforcon sigurinë e furnizimit me energji edhe në një tjetër shtet Evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.
Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.
Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).