Skip to main content

Kthehu pas

TAP Mbështet Pastrimin e Pyllit të Semanit dhe Urës së Mbrostarit

12 qershor 2018

Rreth 500 vullnetarë nga Korpusi i Vullnetarëve në bashkëpunim me autoritet lokale dhe me mbështetjen e Programit për Investime Sociale dhe Mjedisore të TAP, morrën pjesë në pastrimin e rreth 5.5 hektarëve në zonën e Pyllit të Semanit dhe Urës së Mbrostarit.

 

Zonat ishin të ndotura me mbetje plastike dhe kanaçe dhe kishin një nevojë urgjente për një ndërhyrje të tillë pasi sezoni veror tashmë kishte nisur. Më shumë se 1,650 qese plastike u mbushën me mbetje dhe u larguan në zonën e përcaktuar nga bashkia.

Këto pastrime janë pjesë e një serie veprimtarish të ngjashme që TAP do të mbështes dhe në zona të tjera në përputhje me përkushtimin e TAP për mbrojtjen e mjedisit.