Përfundon Segmenti i Parë i Mikro-Tunelit të TAP në Çorovodë
TAP përfundoi me sukses hapjen e segmentit të parë të mikro-tunelit në Skrapar. Tuneli shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.
Tiranë, Shqipëri. Në fund të muajit Prill, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e segmentit të parë të mikro-tunelit në Skrapar. Dy muaj pas nisjes së punimeve, ka përfunduar tuneli lindor me gjatësi 560 metra.
Kontraktori i TAP, Spiecapag, dhe nënkontraktori i TAP, Bessac, arritën ta përmbyllnin këtë fazë të ndërtimit të mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara dhe pa asnjë incident. Mikro-tuneli po ndërtohet duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Tashmë që pjesa lindore e mikro-tunelit ka përfunduar, do të nisin punimet për realizimin e segmentit perëndimor. Përfundimi i të gjitha punimeve për mikro-tunelin pritet të ndodhë gjatë verës.
Mikro-tuneli i Çorovodës është i përbërë nga tuneli lindor me gjatësi 560 metra, tashmë i përfunduar, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra. Gjatësia totale e mikro-tunelit do të jetë 1.5 km, ka diametër 1.8 metra dhe shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.
Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 1’800 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike.
Ecuria e Ndërtimit të Pjesës Tokësore të TAP në Shqipëri
Gjatësia e Gjurmës së TAP në Shqipëri është 215 km.
Pastrimi i Korridorit të Kalimit 187 km
Mbulimi i kanalit dhe gjurmës 159 km
Saldimi i Tubave 177 km
Kthimi i gjurmës në gjendjen e mëparshme 120 km
Hapja e kanalit 163 km
Testimi Hidrik 70 km
Ulja e segmenteve të Tubacionit 161 km
Mbërritja e Tubave dhe Bërrylave 100%
Aktualisht, rreth 3’000 persona punojnë për projektin TAP në Shqipëri.
Rreth 85.3% e punonjësve janë shqiptarë.
FUND
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.
Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com
Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube