Skip to main content

Udhëzime për aktivitete të sigurta pranë Gazsjellësit TAP

Gazsjellësi i TAP është një tubacion me presion shumë të lartë që transporton gaz natyror, i cili është ndërtuar sipas standardeve më të larta, duke pasur sigurinë si prioritetin e tij absolut. Për të ruajtur integritetin dhe operimin e sigurt të tubacionit, TAP-i përdor metoda monitorimi 24/7, dhe kryen patrullime të rregullta të infrastrukturës përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Megjithatë, i nevojshëm është edhe kontributi e bashkëpunimi i të gjithë personave që kryejnë aktivitete në afërsi të tubacionit. Është e rëndësishme që njerëzit të punojnë të sigurtë pranë tubacionit. Prandaj, nëse po planifikoni të kryeni punime pranë tubacionit dhe objekteve të tjera të lidhura me të, duhet të merrni masat e duhura.

Kjo është arsyeja se përse ΤΑΡ-i e informon publikun lidhur me aktivitetet që lejohen dhe aktivitetet që nuk lejohen përgjatë gjurmës së gazsjellësit ose në afërsi të infrastrukturës, si dhe veprimet e nevojshme në rast emergjence.

 

Çfarë lejohet dhe nuk lejohet pranë tubacionit:

Në Zonën e "Kufizimit të Pronësisë"(4+4m. në secilën anë të tubacionit) lejohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Kullotja e kafshëve
  • Mbjellja në sipërfaqe dhe plehërimi
  • Kultivimi i bimëve me rrënjë që nuk shkojnë mbi 60 cm.
  • Kontrolli i bimëve dhe/ose bimësisë parazite

 

Përkatësisht, në Zonën e "Kufizimit të Pronësisë”, nuk lejohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Nuk lejohet ndërtimi i godinave të çfarëdolloj natyre.
  • Nuk lejohet kultivimi i bimëve me rrënjë që shkojnë më thellë se 60 cm
  • Nuk lejohet shpimi ose hapja e kanaleve dhe/ose puseve.
  • Nuk lejohet kategorikisht ndryshimi i morfologjisë së tokës (p.sh. plugim, gërmim, hedhje çakelli, krijim pellgjesh).
  • Nuk lejohet ndërtimi i rrugëve të reja rurale.

 

Gjithashtu, në Zonën e "Kufizimit të Ndërtimit” (20+20m. në secilën anë të tubacionit) nuk lejohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Nuk lejohet ndërtimi i godinave të çfarëdolloj natyre.
  • Nuk lejohet instalimi i sistemeve të shkarkimit që ndryshojnë morfologjinë e tokës.

 

Telefononi përpara se të gërmoni!

+355 69 609 8188: Linja e përgjithshme për pyetje dhe ankesa (përdoren tarifat standarde)

Përpara se të gërmoni ose ndërmerrni aktivitete në Zonën e "Kufizimit të Pronësisë” së TAP-it, pra 4+4m. në secilën anë të tubacionit, na kontaktoni përmes linjës së përgjithshme të pyetjeve dhe ankesave:

  • Telefononi për t'u siguruar nëse TAP-i kalon përmes pronës ose fushës suaj të punimeve të planifikuara. Për t’ju kthyer përgjigje, na duhet të dimë:
    • natyrën e punimeve të synuara
    • koordinatat
    • planin e vendndodhjes së punimeve të synuara
    • datën e propozuar të fillimit të punimeve të synuara
    • detajet tuaja të kontaktit
  • Telefononi dhe kërkoni më shumë informacion dhe/ose udhëzime.
  • Telefononi dhe kërkojuni inxhinierëve të TAP-it t’ju ndihmojnë në përcaktimin e Zonës së "Kufizimit të Pronësisë" në tokën tuaj.
  • Na telefononi dhe na informoni përpara se të ndërtoni ndonjë infrastrukturë (gardhe, rrugë ose rrjete/sisteme të reja, si sisteme të ujësjellësit, shkarkimit, ujitjes, impiante fotovoltaike, etj.).
  • Na telefononi dhe na informoni nëse jeni dëshmitarë të ndonjë dëmtimi ose largimi të shtyllave shënjuese të vendosura përgjatë gjurmës së TAP-it.

Linja e përgjithshme për pyetje dhe ankesa e TAP-it +355 69 609 8188 është e disponueshme nga e hëna në të premte, nga ora 09:00 deri në 17:00. Operatorët e tij shpesh ofrojnë të gjithë informacionin dhe udhëzimet/rekomandimet e nevojshme për këdo që dëshiron të ndërmarrë aktivitete në Zonën e "Kufizimit të Pronësisë" (4+4m. në secilën anë të tubacionit). Ata regjistrojnë edhe ankesat.  

 

Telefononi menjëherë në raste emergjence!

0800 1659: Linja e emergjencës 24 orë (numër pa pagesë e aksesueshme nga telefonat fiksë dhe aparatet celulare)

Punimet e paautorizuara që kryhen në Zonën e "Kufizimit të Pronësisë” ose në strukturat e tubacionit mund të cenojnë sigurinë ose operimin e tij, dhe duhet të raportohen menjëherë. Mos nënvlerësoni asnjë incident.

Telefononi linjën e emergjencës së TAP-it:

  • Nëse ndesheni ose bini në kontakt me tubacionin gjatë aktiviteteve tuaja. KUJDES! Duhet t’i ndaloni menjëherë të gjitha aktivitetet.
  • Nëse ka rënë zjarr pranë tubacionit ose strukturave të tij.
  • Nëse keni dijeni për ndonjë incident pranë tubacionit ose strukturave të tij (si dalja në sipërfaqe e tubacionit, mbledhja e ujit të ndenjur, ndryshimi në morfologjinë e tokës, etj.).
  • Nëse dëgjoni tinguj të një fërshëllime të zgjatur pranë tubacionit ose strukturave të tij.

 

Telefononi menjëherë në numrin 0800 1659 për çdo emergjencë lidhur me tubacionin. Linja e emergjencës së TAP-it është e disponueshme 24/7.