Rreth TAP
Gazsjellësi Trans Adriatik është një sistem transporti i gazit natyror që shtrihet nga kufiri greko-turk deri në Italinë Jugore, duke i mundësuar palëve të interesuara tregtimin e gazit në disa shtete evropiane. TAP është segmenti Evropian i Korridorit Jugor të Gazit (SGC), që lidh burimet e gazit natyror të basenit Kaspik me tregjet Evropiane.
Duke punuar sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe të operimit, TAP vepron si Operator i Sistemit të Transmetimit (TSO) dhe Operator i Pavarur i Transmetimit (ITO), duke i mundësuar tregtarëve të interesuar transport të sigurt, të besueshëm dhe efikas të gazit.
Gjurma e TAP
Gazsjellësi zë fill në afërsi të zonës së Evros të Kipoit, në kufirin greko-turk, ku lidhet më pas me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Ai përshkon Greqinë Veriore në perëndim të Ieropigisë, Kostur, në kufirin greko-shqiptar. Duke kaluar përmes Shqipërisë dhe detit Adriatik, gazsjellësi mbërrin në brigjet e Italisë për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit.
Korridori Jugor i Gazit
Korridori Jugor i Gazit, me gjatësi prej 3,500 km që shtrihet në shtatë shtete, është një prej zinxhirëve me vlerat më të larta të gazit që është krijuar ndonjëherë. Ky zinxhir, që përfshin mbi dymbëdhjetë shoqëri energjetike të mëdha, përbëhet nga shtatë projekte energjetike të veçanta, të cilat, të gjitha së bashku, përbëjnë një investim prej afro 35 miliardë dollarë amerikanë.
- Zhvillimi i platformës së Shah Deniz 2 – që hap puse dhe prodhon gaz në seksionin detar të Detit Kaspik në Azerbajxhan
- Zgjerimi i impiantit të përpunimit të gazit natyror në Terminalin Sangachal në Detin Kaspik
- Zgjerimi i rrjetit italian të transportimit të gazit
- Mundësitë për ndërlidhje të mëtejshme me rrjetet e gazit në vendet e Evropës Jugore, Qendrore dhe Perëndimore
- Tre gazsjellës:
Furnizimi i tregjeve kyçe të energjisë me gaz
TAP ofron alternativa të ndryshme ndërlidhjeje me një sërë gazsjellësish ekzistues dhe të propozuar, duke ofruar gaz për tregjet evropiane dhe konsumatorë të ndryshëm, për të furnizuar familjet dhe industritë, teksa rajoni i kthen sytë drejt një të ardhmeje me emetime të ulëta të karbonit.
- Bullgaria: TAP lidhet me gazsjellësin Interkonektor Greqi-Bullgari (IGB).
- Greqi: TAP lidhet me rrjetin e Greqisë që menaxhohet nga DESFA
- Shqipëri: TAP do të ofrojë pika dalëse për zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri
- Itali: TAP lidhet me rrjetin italian të gazit që menaxhohet nga “Snam Rete Gas”, nga ku mund të arrihen të gjitha pikat e daljes së gazit në Evropë
- Evropa Juglindore: TAP mund të lidhet me infrastruktura ekzistuese të gazit natyror, si edhe me infrastruktura të mundshme në të ardhmen, për t’i shërbyer një rajoni më të gjerë.
Partneritetet strategjike
Operimi i një gazsjellësi të këtyre përmasave kërkon burime të konsiderueshme, ekspertizë teknike të jashtëzakonshme, standardet më të larta mjedisore dhe të sigurisë, financime të shëndosha dhe partneritete të fuqishme.
TAP-i ka krijuar partneritete strategjike të konsoliduar brenda BE-së, me tri vendet pritëse të gazsjellësit dhe me shoqëritë e transportimit të gazit që veprojnë në këto vende.
BE-ja vlerëson rolin e TAP-it në arritjen e objektivit në politikën urgjente të energjisë lidhur me mundësimin e sigurisë dhe diversitetit të furnizimit energjetik të rajonit. TAP u shpall katër herë si Projekt i Interesit të Përbashkët (PCI) dhe në vitin 2013 u titullua Projekt me Interes për Komunitetin Energjetik (PECI).
Angazhimet e TAP
Së bashku me aksionarët e tij, TAP-i trajton me seriozitet të lartë çështje si mbrojtja mjedisore, siguria dhe përgjegjësia sociale e korporatës.
Si një prej projekteve më strategjike në Evropë në sektorin e energjisë, TAP shpreh përkushtimin kundrejt respektimit të praktikave më të mira të fushës. Kjo përfshin edhe respektimin e rregulloreve përkatëse ndërkombëtare, evropiane dhe kombëtare.
TAP angazhohet në mbrojtjen e mjedisit, sigurisë dhe komuniteteve përgjatë gjurmës së tubacionit. Ne veprojmë sipas politikës “siguria në radhë të parë, zero dëme”.
Angazhimi ynë për të ardhmen simbolizohet nga roli që TAP po luan në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit dhe kontributi mjaft i rëndësishëm i TAP për zhvillimin e vendeve dhe komuniteteve fqinje përgjatë gjurmës së tubacionit.
-
Një prurje, dy arritje: 60 bcm të transportuara drejt Evropës, 50 bcm në Itali
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar mbi 60 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror drejt Evropës që nga fillimi i operacioneve tregtare, përfshirë 50 bcm në Itali, duke shënuar dy arritje kyçe, me rëndësi për kontributin e vazhdueshëm të TAP-it në qëndrueshmërinë energjetike të...
Më shumë informacione rreth Një prurje, dy arritje: 60 bcm të transportuara drejt Evropës, 50 bcm në Itali