Spring naar inhoud
Urgjencë

Termat e Referencës të GJPM

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka krijuar Grupe të Jashtme të Pavarura Monitorimi (GJPM) për të siguruar këshillim dhe llogaridhënie të jashtme, dhe për të garantuar menaxhimin e elementëve socialë, mjedisorë, të trashëgimisë kulturore, shëndetit dhe sigurisë së komunitetit dhe fuqisë punëtore të Projektit TAP në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Në Shqipëri, Greqi dhe Itali do të krijohen GJPM të veçanta; këto terma reference zbatohen për secilin prej tre GJPM-ve. Grupet u krijuan në tremujorin e fundit të vitit 2019 dhe do të organizojnë një vizitë në terren brenda fundit të vitit 2022, dhe raportet e tyre do të ngarkohen në faqen e internetit të TAP-it.