Bërja publike e financave të projektit
TAP-i është i angazhuar të zbatojë politikat aktuale mjedisore dhe sociale të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), si dhe tre agjencive të kreditimit të eksportit, nëse ato do të marrin pjesë në financimin e TAP-it (referuar së bashku si Huadhënësit Themeltarë).
Në këtë kuadër, TAP-i ka nisur një proces për të plotësuar procesin kombëtar të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), për të siguruar që projekti të zhvillohet në përputhje me kërkesat e Huadhënësve Themeltarë.
Përfshirë këtu është një Paketë Shtesë Informacioni e Huadhënësve (SLIP), që përfshin sistemin e menaxhimit Mjedisor, Social dhe të Trashëgimisë Kulturore, që janë krijuar për të përmbushur këto kërkesa. Shpërndarja e këtij informacioni do të plotësojë materialin e paraqitur tashmë palëve të interesit përmes programeve të gjera të angazhimit të TAP-it, në mbështetje të ndërtimit dhe gjatë konsultimit dhe bërjes publike të VNMS-së.