Spring naar inhoud
Urgjencë

Pajisje për Fikjen e Zjarreve Masive

TAP-i dhuroi autoriteteve shqiptare 600 pompa shpine për fikjen e zjarrit dhe 100 uniforma të mbrojtjes nga zjarri. Këto pajisje iu mundësojnë zjarrfikësve të jenë më efikas në rastet e fikjes së zjarreve masivë, si dhe ulin rreziqet e ekspozimit ndaj nxehtësisë. Këto pajisje iu dorëzuan shërbimeve të emergjencës në të gjithë Shqipërinë, në gusht dhe shtator të vitit 2017.

€186,000 investim

Gjatë verës së vitit 2017, ndodhën mjaft zjarre masive në të gjithë Evropën. Shqipëria ka qenë një nga vendet më të prekura nga zjarret masive të raportuara përgjatë gjurmës së gazsjellësit, në rrethet e Skraparit, Korçës dhe Beratit.

TAP-i mori kërkesë zyrtare nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Brendshme për të dhënë mbështetje. TAP-i iu përgjigj thirrjes së autoriteteve shqiptare, duke bërë të mundur brenda një kohe të shkurtër fikse zjarri dhe uniforma.  

U dhuruan artikujt e mëposhtëm:

  • 100 uniforma mbrojtëse (që përfshinin helmetë, doreza, çizme, maska fytyre, pantallona, xhaketa)
  • 600 pompa shpine për fikjen e zjarrit

Duke marrë parasysh rrezikun e lartë të zjarreve gjatë sezonit të verës, në një fazë të dytë TAP-i, në koordinim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Brendshme, do të mundësojë zjarrfikëse dhe ambulanca, që mund të depërtojnë në zonat malore të Shqipërisë.