VNMS Shqipë - Amendmenti 3 (Shqip)
Ndryshimi i tretë i VNMS-së së TAP-it në Shqipëri përshkruan gjashtë ndryshime në projekt krahasuar me gjendjen e vitit 2013 (miratimi i VNMS-së dhe data e lëshimit të Lejes Mjedisore).
Sfidat përfshijnë katër rishikime të gjurmës, një rrugë të re ndihmëse (AR 405-1) dhe një mikro tunel në afërsi të Çorovodës. Katër rishikimet e gjurmës (Polenë, Verzhezhë, Mbrakull dhe koncesioni minerar L1437), si dhe mikro tuneli i Çorovodës gjenden në zonat e Skraparit dhe Poliçanit, ndërsa AR 405-1 ndodhet në zonën e Beratit.
Të gjitha ndryshimet janë projektuar që të kenë ndikim minimal në mjedis dhe në komunitetet përgjatë gjurmës së TAP-it në Shqipëri.
Anketimet e VNMS-së dhe raportet përkatëse të hartuara nga një ekspert mjedisor i pavarur, konfirmojnë se ndryshimet janë në përputhje të plotë me legjislacionin mjedisor shqiptar në fuqi dhe praktikat më të mira të industrisë. Sipas vlerësimit të ekspertit mjedisor të pavarur, ndryshimet nuk shkaktojnë ndikime mjedisore dhe sociale shtesë krahasuar me Raportin fillestar të VNMS-së.
Gjatë periudhës mars – maj 2016, Agjencia Kombëtare e Mjedisit shqyrtoi dhe miratoi Ndryshimin Nr. 3 të VNMS-së. Numri dhe data e vendimeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mund të gjehen në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me adresë http://akm.gov.al/ , ndërsa Raportet përkatëse të VNMS-së mund të gjenden më poshtë.