Skip to main content

Kthehu pas

Programi i Praktikave Profesionale

TAP po zhvillon një Program Praktike Profesionale në Shqipëri, me qëllim që profesionistët e rinj, të arrijnë të kenë sukses edhe jashtë auditorëve të universiteteve. Përgjatë një periudhe gjashtë mujore, një grup i vogël studentësh të talentuar, do të kenë mundësi të punojnë në sektorët kryesorë të projektit dhe të trajnohen nga ekspertët  më të mirë në industrinë e energjisë. Dy raundet e parë të Programit të Praktikës së TAP-it janë mbyllur me sukses, ndërsa raundi i tretë (prill-shtator 2018), është duke u zhvilluar.

 

Praktikantët  do të punojnë në departamente të ndryshëm të TAP-it si: Ekspert Social; Sistemi i Ankesave; Komunikim (Marketing&PR); Siguria Teknike dhe Shëndeti (HSE); Blerja dhe Servituti i Tokës; Kontratat dhe Prokurimet; Investimet Sociale dhe Mjedisore (CSR). Praktikantët përfshihen në punimet e projektit sipas interesave dhe aftësive të tyre.

€75,000 investim

Dy raundet e parë treguan që praktikat profesionale shërbejnë gjithnjë e më shumë si shtysë drejt punësimit.

TAP-i ka për synim të identifikojë, tërheqë dhe mundësisht të mbajë kandidatët më të kualifikuar dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë karrierën e tyre. Programi i praktikave profesionale është pjesë e asaj përvoje që TAP-i do të lërë në Shqipëri. TAP-i është i vendosur të zgjerojë njohuritë e profesionistëve të rinj, duke mbështetur kështu, kapacitetet njerëzore në sektorin e energjisë në Shqipëri, i cili është në zhvillim të shpejtë.

Programi është mirëpritur edhe nga disa prej universiteteve më të mira në Shqipëri.