Për komunitetet
Në përputhje me politikën tonë për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave, TAP-i po zbaton një program të hollësishëm për Investimin Social dhe Mjedisor (SEI). Ne synojmë të përmirësojmë jetesën dhe cilësinë e jetës së komuniteteve përgjatë gjurmës së projektit.
Për komunitetet përgjatë gjurmës në Greqi, Shqipëri dhe Itali, do të investohet një shumë prej mbi 55 milion € gjithsej.
Këto programe të SEI-t përgatiten në përputhje me parimet e financimit të TAP-it dhe duke u konsultuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.
Objektivat
Objektivat e përgjithshme të programit SEI të TAP-it janë:
- përmirësimi i jetesës brenda komuniteteve vendore;
- mbështetja e cilësisë së përmirësuar të jetës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit;
- mundësimi i shprehive dhe aftësive të përmirësuara përmes mbështetjes së nismave për arsim dhe formim;
- fuqizimi i menaxhimit të mjedisit përmes mbështetjes së biodiversitetit.
Qasje e personalizuar
Secili prej vendeve ku kalon TAP-i, ka përparësi zhvillimi dhe rreziqe sociale të ndryshme. Për këtë arsye, tematikat e SEI-t janë qëllimisht të një niveli të lartë, për ta lejuar çdo vend të punojë brenda tyre, teksa i përgjigjen edhe kontekstit të vendit të tyre.
Në Greqi, i jepet përparësi nevojave sociale, infrastrukturës dhe ngritjes së kapaciteteve; ndërsa në Shqipëri, infrastrukturës së komuniteteve, jetesës përmes bujqësisë, arsimit dhe formimit; si dhe sigurisë dhe mbështetjes mjekësore të komunitetit. Në Itali, theksi vihet në jetesë, kryesisht në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe peshkimit; menaxhimit të mjedisit, si dhe infrastrukturës dhe shërbimeve komunitare.
Programi i SEI-t i TAP-it mbështetet në parimet e gjithëpërfshirjes, pjesëmarrjes, fuqizimit të kapaciteteve, përdorimit të aseteve vendore dhe qëndrueshmërisë. Financimi i projektit fillon që nga grantet në shuma të vogla, përmes nismave të komuniteteve vendore, e deri te partneritetet rajonale të zhvillimit.
Eksploro programet SEI sipas rajonit: