TAP Lidh Dy Kontrata për Ndërtimin në Pjesën Tokësore në Itali
Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të Terminalit Pritës të Gazsjellësit (PRT) dhe një kontratë për EPC-në e tubacionit në pjesën tokësore në Itali (tubacion me gjatësi 8 km dhe diametër prej 36 inç).
Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të Terminalit Pritës të Gazsjellësit (PRT) dhe një kontratë për EPC-në e tubacionit në pjesën tokësore në Itali (tubacion me gjatësi 8 km dhe diametër prej 36 inç).
Grupimi i Enereco S.p.a. dhe Max Streicher S.p.a. ka fituar kontratën për tubacionin tokësor në Itali, që do të lidhë pjesën detare të projektit në pikën e hyrjes në tokë me PRT-në.
Renco S.p.a. ka fituar kontratën për Terminalin Pritës të Gazsjellësit, që është edhe elementi i fundit që lidh TAP-in me rrjetin e Snam Rete Gas. Përveç pritjes së gazit natyror, në PRT do të instalohet edhe Qendra Mbikëqyrëse e Kontrollit (SCC).
Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015), 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore (tetor 2015) si dhe 495 km tuba linje për pjesën tokësore (nëntor 2015).
Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të lidhë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies
FUND
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.
Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Pyetjet për median: media@tap-ag.com
Për më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline