TAP Jep Kontratën për Valvulat me Sferë Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Jep Kontratën për Valvulat me Sferë

01 korrik 2015

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka dhënë kontratën e tij të dytë madhore për furnizimin me valvulat me sferë me diametër të madh dhe aktivizuesve RMA-së. Këta elementë janë pjesë kritike e gazsjellësit dhe do të instalohen nga kontraktori(ët) i Inxhinierisë së Ndërtimit të Gazsjellësit që do të përzgjidhen nga TAP në Greqi, Itali dhe Shqipëri.

Fushëveprimi i kontratës mbulon 55 valvula me diametër 48 dhe 36 inç (1.2 dhe 0.91 m) të klasit 600 dhe 900. Kërkesat dhe cilësia e valvulave me sfera me diametër të madh dhe aktivizuesve përfshinin tipare të rëndësishme sigurie të një niveli të lartë inxhinierik.

Dhënia e kontratës së valvulave me sfera përmbyll procesin e para-kualifikimit të TAP-it (të hapur në korrik 2014), të ndjekur nga vlerësimi i ofertave të kompanive që përmbushën kriteret rigoroze të para kualifikimit të TAP-it.

Knut Steinar Kvindesland, Menaxher i Lartë i Kontratave dhe Prokurimeve i TAP tha: “Dëshiroj të përgëzoj RMA-në për ofertën e tyre të suksesshme dhe gjithashtu dëshiroj të falenderoj të gjitha kompanitë që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes. Valvulat me sfera do të kenë një funksion kritik përgjatë jetëgjatësisë së gazsjellësit, kështu që jetëgjatësia, besueshmëria, dhe sidomos karakteristikat e tyre të cilësisë ishin elemente kyçe të vlerësuara gjatë shqyrtimit.”

Me një histori në treg prej 45 vjetësh, RMA është kryesuese në prodhimin e pjesëve të veçanta në sektorin e naftës dhe gazit, siç janë dhe valvulat me sfera dhe pritësit e sondave. Kompania ka një sërë certifikimesh ndërkombëtare përfshirë ISO 9001: 2008. RMA është një kompani e drejtuar nga e njëjta familje prej dy brezash.

Për informacione të mëtejshme mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite

Nëse jeni një nën kontraktor dhe jeni të interesuar të punoni për një nga kompanitë e përzgjedhura nga TAP-i për kontratat e tij, ju lutemi vizitoni http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite/regjistrim-ne-bazen-e-te-dhenave-per-kompanite-e-interesuara-per-te-qene-nenkontraktore për të regjistruar detajet tuaja. Ky informacion do t’i kalohet kompanive të ftuara për tender gjatë procesit të prokurimit të TAP-it.

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Mediamedia@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com www.twitter.com/tap_pipeline