Skip to main content

Programi i Përputhshmërisë me Legjislacionin

Programi i Përputhshmërisë me Legjislacionin

Kërkesat e Ndarjes

Tre autoritetet rregullatore kombëtare të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (AEEGSI) i kanë dhënë TAP-it një përjashtim nga kërkesat për ndarje pronësie të Direktivës 2009/73 për Gazin të BE-së, bazuar në kushte që parandalojnë konfliktet e mundshme të interesit midis TAP-it si një operator gazsjellësi dhe aksionarëve të tij, të cilët janë veprues në prodhimin dhe furnizimin me gaz natyror.​ Final Joint Opinion (FJO) on TAP AG’s exemption application, including conditions of exemption (6 June 2013).

Këto kushte nënkuptojnë se TAP AG duhet të jetë i certifikuar në bazë të modelit të operatorit të pavarur të sistemit të transmetimit (ITO) përpara fillimit të ndërtimit të gazsjellësit TAP dhe jo më vonë se data 1 janar 2018.

Deri në certifikimin e tij si ITO dhe përpara shpërndarjes së kapacitetit si rrjedhojë e Fazës së parë të Rezervimit, TAP AG duhet të operonte i ndarë nga ana funksionale, dhe duhet të kishte krijuar gjithashtu një program përputhshmërie që të siguronte marrjen e të gjithë masave të nevojshme për të përjashtuar diskriminimin në lidhje me palët jo aksionare. Në prill 2016, TAP u certifikua nga RAE, AEEGSI dhe ERE si një Operator Transmetimi i Pavarur (ITO).

Programi për Përputhshmëri me Legjislacionin

Struktura aktuale e korporatës e TAP AG-së siguron që veprimtaritë e përditshme të ndërmerren pavarësisht interesave mbi prodhimin apo furnizimin të aksionarëve të tij. Kështu parimet e Ndarjes Funksionale zbatohen në vazhdimësi.

Pas certifikimit ITO, TAP ka përditësuar Programin e Përputhshmërisë me Legjislacionin (RCP), i cili përcakton masat që merren për të siguruar që veprimtaritë tregtare të kryhen në pavarësi të plotë:

  • Të parandalojë aksionerët që të përcaktojnë sjelljen  konkurruese të ITO në mënyra që mund të favorizojë interesat e tyre në aktivitetin e furnizimit dhe prodhimit
  • Të përjashtojë sjelljet diskriminuese
  • Të parandalojë komunikimin e informacioneve të ndjeshme tregtare nga ana e aksionerëve

​Programi i Përputhshmërisë me Legjislacionin i TAP AG

RCP-ja siguron një kuadër rregullator të brendshëm, detyrues që siguron se TAP-i si i tërë, por edhe punonjësit e tij, të jenë në përputhje me kërkesat e autoriteteve rregullatore kombëtare, duke përcaktuar sa vijon:

a) Emërimin e një Oficeri për Përputhshmërinë me Legjislacionin përgjegjës për monitorimin e RCP-së dhe raportimin tek autoritetet rregullatore kombëtare.

b) Detyrat dhe të drejtat e punonjësve të TAP AG-së në përmbushje të qëllimeve të RCP-së, përfshirë parandalimin e komunikimit të informacionit të ndjeshëm tregtar.

c) Harta për kalimin e TAP drejt një modeli ITO duke listuar kërkesat e certifikimit që kërkohen të përmbushen.