Përgjegjësia Sociale e Korporatës Skip to main content

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Në Trans Adriatic Pipeline ne e dimë se suksesi afatgjatë i kompanisë është i mbështetur në përftimin dhe ruajtjen e lejes tonë sociale për të vepruar. Ne do ta arrijmë këtë duke zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme me palët tona të interesit në nivelet ndërkombëtare, kombëtare, rajonale dhe vendore si edhe duke punuar me këto palë interesi për të ruajtur mbështetjen e gjerë të komunitetit. 

Kjo qasje është e bazuar në zotimin tonë për të ndarë vlerat me palët e interesit dhe për të vepruar në mënyra që përforcojnë përfitimet e krijuara nga veprimtaria e kompanisë. Në këtë mënyrë ne do të administrojmë rreziqet dhe mundësitë sociale të krijuara nga ndërtimi dhe veprimtaria e Gazsjellësit Trans Adriatik në mënyrë aktive. 

Qasja jonë në lidhje me CSR-në është e përshtatur për të qenë në përputhje me veprimtarinë e kompanisë dhe do të modifikohet së bashku me ndryshimin e veprimtarive. Kjo politikë gjen zbatim për të gjitha veprimtaritë dhe në të gjitha fushat e veprimtarisë sonë. Ajo zbatohet gjithashtu edhe për veprimtaritë e Kontraktorëve tanë.

 

Ne jemi të zotuar të:

  • Punojmë me standardet më të larta të Shëndetit dhe Sigurisë Teknike;
  • Veprojmë në përputhje me Kodin e Sjelljes së TAP-it “Jetojmë Vlerat Tona”:
  • Përfshihemi në mënyrë aktive me palët tona të interesit dhe të respektojmë kulturën vendase;
  • Kuptojmë dhe të administrojmë ndikimin tonë social dhe mjedisorë;
  • Punojmë në partneritet për të mbështetur komunitetet vendore të arrijnë përparësitë e tyre për zhvillim;
  • Respektojmë trashëgiminë kulturore të vendeve në të cilat veprojmë;
  • Krijojmë mundësi për personat dhe bizneset vendore për të përfituar drejtpërsëdrejti ose tërthorazi nga veprimtaritë e kompanisë;
  • Jemi në përputhje dhe të mundohemi t’i tejkalojmë standardet që zbatohen ndërkombëtarisht; dhe 
  • Respektojmë të drejtat e njeriut, në zonë tonë të ndikimit. 

Ne kemi ngritur sisteme menaxhimi për t’u siguruar që zotimet tona të mbahen, përfshirë këtu edhe strategjitë, planet, duke vlerësuar dhe shqyrtuar procedurat. Këto sisteme menaxhimi janë hartuar për të krijuar harmoni midis qasjes së projekteve tona të përgjegjësisë sociale me veprimtarinë tonë në zonat e ndikuara, ndërkohë që respektojmë kontekstin vendor të vendeve në të cilat punojmë.