Skip to main content

Kontraktorët dhe nënkontraktorët e TAP-it

TAP-i ka përfshirë një numër kompanish si kontraktorë për ndihmë me zhvillimin dhe ndërtimin e gazsjellësit. Këta kontraktorë punojnë ngushtë me kompani të specializuara vendore dhe ndërkombëtare, duke i përfshirë këta të fundit si nënkontraktorë për fusha të veçanta pune. Lista më poshtë është vetëm treguese dhe do të përditësohet rregullisht ndërkohë që projekti ecën përpara. 

 

HFCL

Himachal Futuristic Communications Ltd. (HFCL) është një kontraktor i TAP për furnizimin dhe shpërndarjen e rreth 1,550 kilometrave kablla me fibër optike. Kompania ofron shërbimet e saj të integruara në fushën e telekomunikacionit për shumë operatorë të këtij sektori, por edhe Internet Service Providers (IPSs), kompanive të fushës së infrastrukturës, energjisë dhe naftës e gazit. HFCL është një nga kompanitë më të mëdha në botë për kabllat me fibër optike dhe me përfaqësi në më shumë se 30 shtete. 

ABKons

ABKons është një nga ofruesit kryesor të shërbimeve ligjore dhe financiare në Shqipëri dhe ka këshilluar TAP-in mbi çështjet e lidhura me veprimtarinë në Shqipëri që prej vitit 2009. Kjo kompani mbështeti TAP-in për pjesën parastudimore, shpalosjen publike dhe këshillimet me publikun për raportin e VNMS-së së TAP-it. Aktualisht, kompania po kryen anketimet e trafikut në rrugët dytësore të ndikuara nga projekti, analizën shtesë të kërkesës dhe ofertës dhe studimin e vlerave të kompensimit. ABKons po punon gjithashtu me Blerjen dhe Servitudin e Tokës, për të siguruar të drejtat e kalimit në Shqipëri. 

Corinth Pipeworks

Corinth Pipeworks S.A. është kontraktuar në nëntor të vitit 2015 për furnizimin e rreth 495 kilometrave të tubave me diametër 48'' për pjesën e projektit përgjatë Greqisë. Corinth Pipeworks S.A. është një furnizues global i tubave të çelikut me cilësi të lartë për tregjet e energjisë dhe ndërtimit. Bazuar në Greqi, grupi i kompanive Corinth Pipeworks ka degë në Greqi, SHBA, Rusi, Qipro dhe Poloni dhe një rrjet përfaqësues të agjencive në mbarë botën. Fabrika e tyre Thisvi ndodhet në Viotia, Greqi dhe kapaciteti i saj vjetor i prodhimit arrin në rreth 1.000.000 ton.

ΕΝΥ LAW FIRM

ENY është nënkontraktuar për ofrimin e të gjitha shërbimeve ligjore që lidhen me procesin e Blerjes dhe Servitutit të Tokës në Greqi, me synim aksesin e përhershëm ose të përkohshëm mbi tokën dhe përfitimin e të drejtave të nevojshme mbi të, përgjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Me zyra qendrore në Selanik, degë në qytetet më të mëdha në Veri të Greqisë dhe një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në të gjithë, ENY është një firmë ligjore e specializuar në menaxhimin e çështjeve kadastrale të pasurive të paluajtshme për subjektet private, por edhe institucionet bankare e financiare. ENY ofron të gjithë gamën e shërbimeve ligjore që lidhen me të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme dhe marrëveshjet e tyre përkatëse, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat bazuar në kuadrin përkatës ligjor.

E.ON Technologies GmbH (ETG)

E.ON Technologies GmbH, me seli në Gjermani është ofruesi i shërbimeve teknike për TAP-in për tubacionin në pjesën tokësore. 

Honeywell

Honeywell SRL në Itali u kontraktua nga TAP për inxhinierinë, prokurimin dhe instalimin e sistemit SCADA (Supervisory Control and Data Acquisition) telekomunikacionin dhe sistemet e sigurisë. Kompania është pjesë e Honeywell Group që ka më shumë se 131,000 punonjës në të gjithë botën. Kompania ofron sisteme të integruara SCADA që mundësojnë informacione të rëndësishme për operatorët e gazsjellësve, si dhe automatizimin e procesimit të përpunimit të të dhënave.

Industria Meccanica Bassi

Industria Meçanica Bassi Luigi e C. S.p.A. është kontraktuar nga TAP për të dy tipe kontratash: e para për inxhinierinë, prodhimin dhe dorëzimin e tubave me diametër 48” dhe 36”, por edhe brrylave të salduar me specifikime të ndryshme; e dyta për folenë e sondës që bën kontrollin e gazsjellësit. Me qendër në Itali, Bassi është një kompani që prodhon përshtatës të gatshëm për tubacione, pjesë bashkuese ​r tubacione, amortizues presioni, materiale të parafabrikuara për fabrika të mëdha.

INFODIM

INFODIM është përgjegjëse për projektimin dhe zbatimin e infrastrukturave të Informacionit Gjeografik, që mbështesin të gjitha proceset e TAP-it për Blerjen dhe Servitutin e Tokës (LEA). INFODIM ka hartuar dhe zhvilluar databaza gjeografike qendrore për të mbështetur aktivitetet LEA për Greqinë dhe Italinë si dhe Sistemin e Menaxhimit të Mbështetjes SLA për TAP AG. Aktualisht INFODIM po zhvillon ndërfaqen e përdoruesit për PAMS (Sistemi i Menaxhimit të Aseteve e Censusit, si dhe Kadastrat). INFODIM gjithashtu rekruton punonjësit dhe mbështet Qendrën e Kontrollit për Menaxhimin e Udhëtimit të TAP-it. INFODIM është e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe zbatimin e Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe aplikimeve të tij. INFODIM ka sisteme të certifikuara të menaxhimit të cilësisë për kontrollin e cilësisë së proceseve dhe rezultateve. Ajo përdor elementët më të fundit të menaxhimit për të realizuar kërkesat teknike të projekteve të ndërmarra. INFODIM është e certifikuar sipas standardeve EN ISO 9001:2008 dhe EN ISO 27001:2013.

JV Bonatti & J&P Avax

Bashkimi i kompanive (JV) Bonatti S.p.A (Itali) dhe J&P AVAX S.A (Greqi) është kontraktuar për realizimin e punimeve inxhinierike, prokurimet, si dhe ndërtimin e dy lotëve ne veri të Greqisë për rreth 360 km tubacion që do të shtrihen midis Kavalës dhe Ieropigit (në kufi me Shqipërinë). Bonatti S.p.A ofron shërbime të integruara në fushën e gazit dhe të naftës për më shumë se 70 vjet. Kompania ka përvojë në projekte që janë realizuar në terrene shumë të vështira për nga aspekti mjedisor por edhe kushtet logjistike. Në çdo rast janë zbatuar metodat dhe teknologjia më e përparuar. Bonatti renditet ndër kontraktorët më të mëdhenj të gazsjellësve me shumë kilometra tubacione të shtruar në të gjithë botën. J&P-AVAX Group është një nga grupet e ndërtimit më të mëdha në Greqi, por me përvojë edhe në vende të tjera. E listuar në Bursën e Athinës që nga viti 1994, J&P Avax ka përvojë të gjatë në fushën e ndërtimit të tubacioneve të gazit natyror dhe naftës, si edhe stacioneve të gazit LNG dhe termocentraleve. 

JV Enereco & Max Streicher

Bashkimi i kompanive Enereco S.p.a. dhe Max Streicher S.p.a. u kontraktua për ndërtimin e tubacionit nën ujë në Itali (prej 8 kilometrash dhe me diametër 36 inch) që do të lidhet me pjesën tokësore të  gazsjellësit dhe me terminalin pritës (PRT). Enereco është një kompani e themeluar që në vitin 1988. Aftësitë teknologjike të ekipeve profesionale të kompanisë në shumë disiplina mbulojnë dizenjimin dhe ndërtimin e infrastrukturave për prodhimin dhe transportin në fushën e energjisë. Max Streicher S.p.a. është një nënkotraktor italian i Streicher Group. Kompania ka pozita të forta në tregun e ndërtimit të gazsjellësve në Itali, përfshirë edhe në projekte të tjera, ku ka bashkëpunuar edhe me kompani si Snam Rete Gas dhe ENI Group.

JV Gener 2 – Sicilsaldo

Sipërmarrje e përbashkët, e formuar si konsorcium nga Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a, është kontraktuar për fazën e parë të ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri. Gener 2 sh.p.k është kompania udhëheqëse në këtë konsorcium kompanish . Ajo është një kompani shqiptare me një përvojë 20 vjeçare që merret me ndërtim dhe zhvillim. Kompania ka zbatuar një numër të madh projektesh si në pronësi private ashtu dhe të financuara nga shteti ku janë përfshirë punime dhe shërbime të ndryshme si punime inxhinierike, projektim menaxhim, koordinim dhe mbikqyrje e ndërtimeve si dhe aktivitete të tjera zhvillimore. Sicilsaldo s.p.a është një kompani italiane e specializuar në inxhinieri, prokurim dhe ndërtim në sektorin e naftës dhe gazit, si dhe në sektorin e energjisë elektrike. Shërbimet që ata ofrojnë renditen nga projektimi dhe ndërtimi deri në mirëmbajtjen e impianteve dhe të tubacioneve.

JV Renco Terna

Bashkimi i kompanive Renco S.p.A (Itali) dhe Terna S.A. (Greqi) është kontraktuar për punimet inxhinierike, prokurimin dhe ndërtimin e Stacioneve të Kompresorëve në Kipoi, Greqi dhe Fier (Shqipëri). Renco S.p.A., është një kompani italiane e themeluar në vitin 1979, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë ato inxhinierike dhe ndërtimit në fushën e energjisë, naftës dhe gazit, por edhe infrastrukturës civile. Me një numër total prej 6,000 punonjësish në mbarë botën, GEK Terna Group ka bërë investime prej më shumë se 1.5 miliardë euro në pesë vitet e fundit. Punimet e ndërtimit ende për t'u kryer nga grupi arrijnë vlerën 1.95 miliardë euro, ndërsa kapaciteti total i instaluar i impianteve energjetik që grupi zotëron ose merr pjesë në tejkalon 1,500 MW.

MTC-MAKEDONIKI TECHNICAL COMPANY

MTC-MAKEDONIKI është kontraktuar për zbatimin e procesit të Blerjes dhe Servitutit të Tokës (LEA) në Greqi, duke bërë të mundur aksesin e përhershëm ose të përkohshëm të tokës si dhe të drejtat e pronësisë. MTPT MAKEDONIKI gjithashtu mbështeti zbatimin e politikave të kompensimit në Greqi me palët e interesuara në nivel rajonal dhe lokal. Partneriteti me JV Topmaps dhe JV MG Values, për MTPT MAKEDONIKI mundësoi realizimin e një game të gjerë projektesh shtesë, duke përfshirë studimet topografike dhe kadastrale, por edhe përcaktimin e vlerave të kompensimit dhe zëvendësimit sipas standardeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) etj. Me seli në Selanik dhe me degë në disa qytete në Veri të Greqisë, MTC-MAKEDONIKI TEKNIKE COMPANY është një kompani e specializuar në realizimin e studimeve teknike, menaxhimin e tyre, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve komplekse.

Nuova Giungas

Nuova Giungas s.r.l. është kontraktor i TAP për inxhinierinë, prodhimin dhe transportin e pjesëve bashkuese dhe izolimin e tubave me diametër 48” dhe 36”. Kompania është themeluar në vitin 1965 dhe që nga ajo kohë është bërë një nga aktorët kryesorë në diznjemin dhe prodhimin e pjesëve monolite për bashkimet dhe izolimet në tregjet e naftës, gazit dhe ujit. Në vitin 2016 u bë pjesë e Valvitalia Group.

PIRAEUS BANK SA

PIRAEUS BANK SA, si kontraktore për TAP-in, ofron Shërbime Bankare për zbatimin e Procesit të Transaksioneve Financiare për Gazsjellësin TAP në Greqi dhe pagesat përkatëse të kompensimit për Individët e Prekur nga Projekti (IPP).  

Renco

Renco është një kotraktor i TAP për inxhinierimin, prokurimin dhe ndërtimin e Terminaleve Pritëse të Tubacionit (PRT) në Italinë e jugut. Renco S.p.A është një kompani italiane e themeluar në vitin 1979. Ajo ofron shërbime të ndryshme përfshirë edhe ato inxhinierike dhe për ndërtimin në fushën e energjisë naftës, gazit dhe ndërtimeve civile.

RMA

RMA e Gjermanisë u kontraktua në korrik të 2015 për 55 valvulat e sigurisë me sferë të diametrave 48”dhe 36”, klasi 600 dhe 900, dhe mekanizmit të hapjes dhe mbylljes së tyre. Me më shumë se 45 vite përvojë, RMA është liderprodhimin e pjesëveveçanta për sektorin e gazit, siç janë valvulat e sigurisë me sferë dhe sistemeve të mirëmbajtjes. Kompania zotëron certifikimendryshme ndërkombëtare përfshirë edhe atë ISO 9001: 2008. RMA është një biznes familjar dhe aktualisht po menaxhohet nga brezi i dytë

Saipem

Saipem S.p.A. është kontraktor i TAP për punimet inxhinierike, prokurimet, ndërtimin dhe instalimin e seksionit të tubave nën ujë me diametër 36-inch që do të përdoren në detit Adriatik. Saipem është një nga kompanitë lider në ofrimin e shërbime për shpime, por edhe për punimet inxhinierike, prokurimet, ndërtimin e tubacioneve; për projekte komplekse si në tokë, ashtu edhe në det në tregun e gazit dhe të naftës. Kompania ka përvojë të veçantë në realizimin e operacioneve në terrene të vështira, në zona në ndërtim, por edhe nën ujë. Në të gjitha rastet ofrohen shërbime të plota “EPC” dhe “EPCI” dhe zbatim i teknologjive më moderne. Saipem operon në Itali dhe në 68 shtete me rreth 40,000 të punësuar.

Salzgitter

Në tetor 2015, Salzgitter Mannesmann International GmbH siguroi një kontratë për furnizimin e rreth 297 km tuba për segmentin tokësor me diametër 48”, brryla (48”) dhe tuba për segmentin nënujë me diametër 36”. Në prill 2016, Salzgitter Mannesmann International GmbH u kontraktua gjithashtu edhe për furnizimin me rreth 110 km tuba me diametër 36” nënujor që do të përdoren në seksionin prej 105 km të projektit përgjatë detit Adriatik. Salzgitter Mannesmann International GmbH është pjesë e Salzgitter AG Group me qendër në Gjermani, themeluar në vitin 1859. Ajo renditet si një nga kompanitë më të mëdha në Europë në industrinë e çelikut dhe të teknologjisë me një kapacitet prodhues prej afro 9 milionë ton dhe me më shumë se 25,000 të punësuar.

Siemens

Në shtator 2015, TAP kontraktoi Siemens AG në Gjermani për sigurimin e gjashtë turbinave turbo për kompresorët që do të instalohen afër Kipoi në Greqi dhe Fierit në Shqipëri. Si një nga kompanitë më të mëdha në prodhimin e energjisë eficiente, teknologjive që kursejnë lëndët e para, Siemens është edhe një ndër ofruesit kryesor të teknologjisë për prodhimin dhe transmetimin e energjisë efikase. Kjo kompani është një pioniere përsa i përket infrastrukturës, automatizimit, përzgjedhjes dhe zgjidhjeve kompjuterike për industrinë. Në fund të shtatorit 2016, kompania kishte rreth 351,000 punonjësmbarë botën.

Spiecapag

SPIECAPAG, me seli në Francë, i është dhënë kontrata e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit për lotin e tubave me gjatësi 185km në Greqi, midis Kipoit dhe Kavalës, si dhe dy lotëve në Shqipëri (215km në total), që shtrihen nga Bilishti në Topojë. SPIECAPAG gjithashtu po kryen kalimin e tubacionit  në kufirin greko-turk, ku TAP do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). SPIECAPAG ka histori suksesi të pakrahasueshme që shtrihet në mbi një shekull. Gjatë gjithë këtyre viteve, kompania ka dorëzuar në mënyrë të sigurt tubacionet më sfiduese në botë me mbi 50,000 kilometra tuba dhe është bërë një kontraktuesit të kësaj fushe në të gjithqë botën. Sot, SPIECAPAG është në pronësinë e plotë të ENTREPOSE Group, pjesë e VINCI French Group.

Statoil

Statoil, përgatit Front End Engineering Design (FEED) për pjesën detare të projektit.

UTG

UTG, më parë e njohur si ETG, përgatit Front End Engineering Design (FEED) për seksionin nën ujor të TAP në të gjitha vendet pritëse. Në fazën e ekzekutimit, personeli i UTG-së është pjesë e Ekipit të Menaxhimit të Integruar të Projektit TAP (IPMT), për të mbështetur menaxhimin.