Skip to main content

Kodin e Sjelljes - Jetojmë sipas Vlerave tona

Një projekt i përmasave të tilla si TAP është njëherësh sfidues dhe kompleks. Ai rrethohet nga një mori rreziqesh të cilat mund të minimizohen përmes një menaxhimi profesional të projektit dhe një sjellje të përgjegjshme. Me qëllim arritjen e synimeve të tij, është jetike që Projekti të ruajë një reputacion të padiskutueshëm dhe të konsiderohet një partner profesional dhe i besueshëm nga klientët dhe partnerët e tjerë të biznesit.

"Mënyra sesi ne i arrijmë rezultatet është po aq e rëndësishme sa vetë rezultatet"

Njerëzit – Tregoni respekt dhe jini mendje hapur
Ekselenca – Punojmë së bashku për të qenë më të mirët
Përgjegjësia – Vepro me siguri dhe kujdesu për të ardhmen
Integriteti – Bëj atë që thua dhe fol për atë që bën

TAP ka një Kod Sjellje të plotë  si edhe një program për sjellje etike dhe të pranueshme. Kjo do të thotë që në veprimtarinë e përditshme, TAP përmbush plotësisht kërkesat ligjore dhe rregullat duke u mbështetur në praktikat më të mira të tregut kurdoherë.

Kodi i Sjelljes së TAP është një dokument i rëndësishëm, i përgatitur për të ruajtur dhe për t’u kujdesur për integritetin dhe reputacionin e TAP. Gjithashtu ndihmon punonjësit e tij dhe të tjerët që punojnë për TAP, për t’u sjellë në mënyrën e duhur.

TAP është i përkushtuar të zbatojë Kodin e Sjelljes, jo vetëm deri në "çdo gërmë të ligjit," por gjithashtu duke marrë në konsideratë kuptimin më të gjerë të dokumentit dhe rëndësinë e përputhshmërisë me "frymën e ligjit." Është përgjegjësia jonë që të ushtrojmë gjykim të shëndoshë dhe të mbetemi të përgjegjshëm për veprimet tona.

TAP është i përkushtuar për të vepruar në mënyrë etike dhe me përgjegjshmëri shoqërore brenda ligjeve, zakoneve dhe traditave të vendeve në të cilat operon.

Është ambicia e TAP që të shmangë ndikimet negative në mjedis, të nxisë efektet pozitive dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm.