Skip to main content

Ekipi i menaxhimit për projektin TAP

Malfor Nuri

Menaxher i TAP për Shqipërinë

Malfor Nuri iu bashkua TAP-it në shtator të vitit 2018 si Menaxher i TAP për Shqipërinë. Ai ka më shumë se 25 vite përvojë menaxhimi në sektorin e naftës dhe gazit dhe vjen në TAP nga shoqëria Shell Upstream Shqipëri BV. Malfori ka mbajtur një sërë pozicionesh të larta drejtuese gjatë karrierës së tij. Ndër to, përfshihen puna e tij si Menaxher i Përgjithshëm për Petromanas Shqipëri GmbH, Manas Adriatic GmbH dhe DWM Petroleum, si dhe roli e tij si Përfaqësues Vendor dhe Menaxher i Përgjithshëm i Komanduar për OMV Eksplorim (Shqipëri) GmbH. Malfori e ka nisur karrierën e tij në Ministrinë e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjisë në Shqipëri, dhe është i diplomuar për inxhinieri në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike të Universitetit të Tiranës.

Malfor Nuri