Skip to main content

Ekipi i menaxhimit për projektin TAP

Yalchin Aliyev

Drejtor i Përgjithshëm i Financave

Yalchin Aliyev u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Financave i TAP në Janar të 2018. Yalchin u bë pjesë e TAP nga SOCAR i Turqisë, ku mbante postin e Kontrollorit Financiar të Grupit. Më parë, ai ka punuar si Drejtor Finance për TANAP-in në Turqi. Yalchin ka përvojë të gjerë në industrinë e naftës dhe gazit pasi ka punuar si Planifikues Financiar dhe Drejtues i Performancës për GDF Suez E&P në Norvegji dhe si Përgjegjës i Projekteve të Mëdha për BP E&P në Azerbajxhan dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Yalchin ka filluar karrierën e tij tek PwC. Yalchin është Kontabilist i Certifikuar me Diplomë (FCCA) dhe gjithashtu ka një Diplomë Masteri në Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare nga Universiteti Ekonomik Shtetëror në Azerbajxhan.

Yalchin Aliyev


Pierluca Ferrari

Drejtor i TIK

Pierluca Ferrari u emërua Drejtor i departamentit të TIK në janar 2018. Pierluca më parë ka punuar për Snam, si Drejtori i Përgjithshëm i Informacionit. Pozicionet e tij menaxhuese të mëparshme përfshijnë; Kreu i TIK i Zonës së Aplikimit për Snam SpA, Kreu i TIK për Kërkesën , Shpërndarjen dhe Marketingun për Eni S.p.A, Kreu i Shërbimeve TIK për Eni S.p.A. si dhe Kreu i TIK për Njësinë e Biznesit të Gazin dhe Shërbimeve për EniData SpA. Pierluca ka më shumë se 25 vjet eksperiencë në sektorin e TIK-ut, gjatë së cilës ai ka mbikëqyrur sistemet e menaxhimit të Teknologjisë së Informacionit për aktivitetet operacionale dhe komerciale, si dhe mbështetjen e biznesit në industrinë e gazit. Pierluca ka një diplomë në Shkencat e Informacionit nga Universiteti i Milanos.

Pierluca Ferrari


Jonathan Collingwood

Drejtor i Shërbimeve Korporative dhe Menaxher i TAP për Greqinë

Jonathan u bë pjesë e ekipit të TAP-it si Drejtor i Burimeve Njerëzore në janar të vitit 2016. Më parë Jonathan ka punuar për BG Group në pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore për Evropën, Azinë Qendrore dhe Afrikën, si dhe Rajonet e Lindjes së Mesme dhe Azisë. Ai gjithashtu ka patur përgjegjësi mbi Burimet Njerëzore për Global Finance. Përpara këtyre pozicioneve, Jonathan ka patur një sërë pozicionesh të larta strategjike dhe operacionale burimesh njerëzore në sektorë dhe industri të ndryshme, përfshirë shërbimet financiare, hoteleri turizëm, media dhe energji. Jonathan është një profesionist i kualifikuar i burimeve njerëzore me një përvojë prej më shumë se 25 vite. Ai është diplomuar si student i shkëlqyer në biznes dhe është ka qenë Pjesëmarrës i Chartered Institute of Personnel and Development.

Jonathan Collingwood


John Haynes

Drejtor Projekti

John Haynes u caktua Drejtor Projekti pranë TAP në janar 2017. John vjen nga BP dhe ka më shumë se 25 vite përvojë ndërkombëtare si drejtues i disa projekteve të mëdha. Ai ka mbajtur disa role si menaxher ekzekutiv në Sh.B.A, Abu Dhabi dhe Azerbajxhan. Gjatë detyrës së tij të fundit në Azerbajxhan, John ishte Menaxheri i Përgjithshëm i Projektit, duke drejtuar ndërtimin deri në dorëzim të objekteve për përpunimin e gazit të Shah Deniz 2 në tokë. John ka një diplomë Bachelor të Klasit të Parë me merita në Inxhinieri Mekanike dhe Matematikë.

John Haynes


Ricardo Ruiz Nuñez

Drejtor Operacionesh

Ricardo Ruiz Nuñez iu bashkua TAP-it në shtator të vitit 2017. Ricardo ka rreth 20 vjet përvojë në menaxhim, zhvillim dhe zbatim të strategjive operacionale dhe ka punuar për një sërë institucionesh të Enagás gjatë karrierës së tij. Ricardo i bashkohet TAP-it nga Compañia Operadora de Gas del Amazonas në Peru, ku ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Operacioneve që prej vitit 2015. Ricardo ka punuar edhe si Menaxher Asetesh për Terminalin LNG të Altamira në Meksikë, dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese në Terminalin LNG në Barcelonë në periudhën 2002 – 2011. Përpara se të niste të punonte si Operator Procesesh në Terminalin LNG Huleva në periudhën 2000-2002, Ricardo punonte si pedagog në Universitetin e Huelva-s. 

Ricardo Ruiz Nuñez


Luca Schieppati

Drejtor Menaxhues dhe Menaxher i TAP për Italinë

Luca Shieppati u bashkua me TAP si Drejtor Menaxhues në qershor të vitit 2017. Luca ka mbi 25 vjet eksperiencë në zhvillimin dhe menaxhimin e tubacioneve, ndërtimin e impianteve dhe operimin e mirëmbajtjen e kompanive të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit në Itali dhe Evropë. Gjatë gjithë karrierës së tij, Luca ka mbajtur disa role të menaxhimit ekzekutiv, duke përfshirë Drejtuesin Ekzekutiv të Italgas, midis prillit 2014 dhe shtatorit 2016. Pozitat e tij më të fundit ishin Oficeri Drejtues i Pasurive Industriale të Snam-it, si dhe Drejtor Menaxhues në Snam Rete Gas SpA. Luca ka një diplomë në Inxhinieri Bërthamore nga Universiteti Politeknik i Milanos.

Luca Schieppati