Skip to main content

Trashëgimia Kulturore

Një projekt i kësaj shkalle dhe niveli që përshkon disa nga vendet më të vjetra, dhe si rrjedhojë edhe më të pasura në botë në aspektin historik dhe kulturor, zbuloi një larmi artefaktesh dhe zonash arkeologjike të panjohura. Për këtë arsye, TAP-i është angazhuar plotësisht për të respektuar dhe mbrojtur traditën dhe trashëgiminë kulturore të tre vendeve pritëse të tij.

TAP-i ka kryer studime për trashëgiminë kulturore si pjesë e përgatitjes së Vlerësimeve të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS-të) dhe për të mbështetur këtë të fundit, si dhe shmangien e zonave të njohura arkeologjike, dhe studime në terren për të ndihmuar në procesin e ndërtimit. Këto plane të menaxhimit të trashëgimisë kulturore janë të disponueshme në faqen e internetit dhe përcaktojnë kontrollet dhe proceset për të siguruar ruajtjen e artefakteve dhe zonave arkeologjike përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

TAP-i po punon ngushtë me autoritetet përkatëse në secilin vend pritës, në veçanti Ministritë përkatëse të Kulturës, si dhe me autoritetet rajonale arkeologjike: Ministrinë Greke të Antikitetit dhe Trashëgimisë Kulturore, Agjencinë Shqiptare të Shërbimit Arkeologjik dhe Autoritetin Italian të Mbikëqyrjes së Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit (SABAP).

Gjatë fazës së ndërtimit, u punësuan rreth 600 arkeologë, për të punuar për projektin TAP në të treja vendet pritëse. Në Shqipëri, TAP-i po bashkëpunon edhe me studentët e arkeologjisë nga Universiteti i Tiranës.

Duke qenë një Projekt i Interesit të Përbashkët (PCI) të BE-së dhe në vijim të thirrjes së dytë për propozime të Instrumentit Ndërlidhja e Evropës (CEF) Energjia 2016, në shkurt të vitit 2017, TAP-it iu akordua një grant prej 14,018,347 euro. Kjo shumë po përdoret për të financuar inspektimet për sonadazhet arkeologjike shtesë dhe gërmimet e shpëtimit përgjatë lotit 2 dhe 3 të gazsjellësit në Greqi (nga Kavala në Kastoria, rreth 360 km në total).

Një qasje e përshtatur

TAP-i monitorongjitha aktivitetet novatore dhe punon ngushtë me autoritetet vendase arkeologjike përsiguruar mbrojtjen ose ruajtjen e të gjitha artefakteve dhe gjetjeve rastësore (gjetjepaparashikuara).Kjo siguron gjithashtu përputhshmërinë me legjislacionin e vendit pritës dhe standardet e TAP-it.

Kur identifikohet një gjetje rastësore, puna ndërpritet menjëherë, dhe një përfaqësues përgjegjës për trashëgiminë kulturore vlerëson zonën, ndërsa masat e duhura merren para rifillimit të punimeve të ndërtimit. Masat zbutëse mund të përfshijnë: