Skip to main content

Ndërtimi i tubacionit në Itali

Kur t’i afrohet bregdetit italian gjatë rrugëtimit të tij prej 25 km në pjesën italiane të Detit Adriatik, tubacioni do të kalojë përmes një tuneli mikro prej 1,5 km të ndërtuar enkas, duke hyrë kështu në tokën italiane nën tokë në një thellësi prej 25 metrash.

Kjo do të sigurojë që tubacioni nuk ndikon algën e detit Posidonia dhe Shkorretin Mesdhetare në pjesën tokësore. Tubacioni nuk do të jetë i dukshëm nga bregu dhe do të jetë i padukshëm përgjatë gjithë gjurmës së tij.

Shënim: Animacioni me pamje nga lart i TAP-it që përdoret për këtë video është vetëm një ilustrim simbolik i gjurmës së propozuar të tubacionit dhe infrastrukturës përkatëse.

Përmasat e tubacionit në pjesën tokësore në Itali

Gjatësia e përgjithshme e tubacionit në pjesën tokësore në Itali do të jetë rreth 8 km. Do të ketë një stacion për hyrjen në tokë në afërsi të pikës së hyrjes në tokë dhe një Terminal Pritës të Tubacionit (PRT) në Bashkinë e Meledunjos, 8,2 km nga bregu.

PRT-ja do të përfshijë qendrën mbikëqyrëse të kontrollit të TAP. Terminali do të zërë një ngastër toke prej 12 hektarësh dhe është projektuar të integrohet me peizazhin përreth për të pasur ndikim të kufizuar pamor. Pas këshillimeve me palët vendore të interesit, madhësia e PRT-së u reduktua me 40%.

Përdorimi i ngrohësve elektrikë për ngrohjen e gazit dhe lehtësimin e rrjedhës së tij, do të ulë shkarkimet e PRT-së në zero gjatë veprimtarisë normale, përveç rasteve kur mund të ketë ndërprerje ose ndryshime të papritura të trysnisë në rrjetin e Snam Rete Gas.

PRT-ja do të krijojë shkarkime të rastësishme maksimumi në më pak se 2% të kohës së tij vjetore të funksionimit (maksimumi 160 orë në vit; shkarkime të barabarta me ato të krijuara nga 96 ngrohës uji shtëpie).

Pika e lidhjes me sistemin e Snam Rete Gas do të jetë tek gardhi i impiantit të TAP-it.

Ju lutemi, vini re se të gjitha shifrat e përmendura në tekst janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë me zhvillimin e projektit.