Skip to main content

Ndërtimi i Gazsjellësit në Greqi

Gjatësia e tubacionit në Greqi do të jetë rreth 550 km. Seksioni më i gjatë i TAP-it do të nisë rrugëtimin në Kipoi, në afërsi të kufirit me Turqinë dhe do të përfundojë në kufi me Shqipërinë në jugperëndim të Ieropigi-t.

Seksioni grek do të përfshijë një stacion kompresorësh në afërsi të Kipoi-t për kapacitetin prej 10 bcm dhe një në afërsi të Serres, nëse kapaciteti i TAP-it zgjerohet në 20 bcm. Përgjatë gjurmës së tubacionit në Greqi do të ketë 22 stacione të valvulave të bllokimit.

Ndiqni videon që ilustron ndërtimin e tubacionit në Greqi:

Ju lutemi vini re se të gjitha shifrat e përmendura në tekst janë përllogaritje dhe mund të ndryshojnë ndërkohë që projekti zhvillohet.