Skip to main content

Ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik

Drejtuar nga Vlerësimet e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS-të) në secilin vend pritës, gjurma e TAP-it është përzgjedhur duke respektuar aty ku është e mundur zonat me ndjeshmëri mjedisore, sociale dhe kulturore.

Tani TAP është në fazën e ndërtimit. Ndërtimi i gazsjellësit dhe ambienteve të lidhura me të po kryhet me hapa / faza dhe ndikohet nga kushtet e motit dhe në disa raste edhe nga kufizimet stinore. Veprimtaritë faktike të ndërtimit përgjatë të Drejtës së Kalimit (ROW) të tubacionit, kryhen zakonisht njëra pas tjetrës dhe zgjasin për një periudhë tre deri gjashtë mujore. Megjithatë, aksesi i përgjithshëm në tokë nevojitet për një periudhë më të gjatë, për të lejuar akses të vazhdueshëm në ROW për transport dhe veprimtari të tjera të lidhura me ndërtimin. Kjo mund të zgjasë gjithsej nga 12 deri në 24 muaj, duke përfshirë edhe periudhat e ndërtimit faktik.

E gjithë toka e përdorur do të rikthehet të paktën në gjendjen e saj fillestare. TAP-i paguan kompensim për të gjithë kohëzgjatjen e shqetësimit (pra, për kohën faktike të shqetësimit, ose për 24 muaj, duke kompensuar periudhën më të gjatë) gjatë së cilës përdoret toka.

Pas ndërtimit, tubacioni në pjesën tokësore do të jetë i groposur në të paktën një metër thellësi, kështu që është i padukshëm përgjatë gjithë gjurmës. Vetëm impiantet, si terminali pritës i gazsjellësit, stacionet e kompresorëve dhe të valvulave të bllokimit do të ndërtohen në sipërfaqe. Vet tubacioni si dhe të gjitha impiantet janë projektuar dhe do të ndërtohen në mënyrë të tillë që të kenë ndikim minimal në mjedis.

Projekti ka si synim të jetë në përputhje me kërkesat e performancës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ekipi i projektit TAP është gjithashtu i angazhuar në dialog transparent dhe të hapur me të gjitha palët e interesit gjatë të gjitha fazave të zhvillimit dhe zbatimit të projektit.

Ndërtimi i gazsjellësit në shifra

Ju lutemi vini re që të gjitha shifrat janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë ndërkohë që projekti zhvillohet.