Skip to main content

Për komunitetet në Itali

Në bashkëpunim me palët vendore dhe rajonale të interesit, TAP-i ka përgatitur një program të posaçëm për investimin social dhe mjedisor (SEI).

Programi i TAP-it në Itali arrin në vlerën 12 milion €. Projekti do të përqendrohet në:

  • Jetesë, duke e vënë theksin tek turizmi, bujqësia dhe peshkimi;
  • Menaxhim mjedisi, duke e vënë theksin tek problemet që lidhen me turizmin, bujqësinë dhe mjedisin detar;
  • Cilësinë e jetës së komunitetit, duke e vënë theksin te shërbimet dhe infrastruktura.

Më poshtë, gjeni disa prej projekteve të SEI-t që u zbatuan në Itali:

 

TAP Start: Grante për organizatat vendore

TAPStart mbështet idetë e komuniteteve vendore në provincën e Leçes. Programi i administruar nga TAP-i, iu ofron disa grante të vogla organizatave jofitimprurëse që zbatojnë projekte në fushën e sportit, kulturës, mjedisit dhe çështjeve sociale. Në vitin 2016, TAP-i ka investuar në total 200,000 Euro për shtatë projekte vendore, që tashmë janë në zbatim dhe po kryhen nga shoqatat vendore në Melendunjo. 400,000 Euro kanë qenë në dispozicion në vitin 2017 për fazën e dytë të TAPStart, duke zgjeruar bazën gjeografike për aplikime në të gjithë provincën e Leçes.

MENA: Trajnim në menaxhimin e restorantit

MENA: Trajnim në menaxhimin e restorantit

Nëpërmjet programit MENA, 15 pronarë dhe menaxherë restorantesh në zonën e Leçes marrin trajnim tremujor të nivelit të lartë në menaxhimin e restorantit, teknikat e gatimit dhe transformimin e produkteve ushqimore. I zbatuar midis muajve janar dhe prill 2017, projekti, i mbështetur dhe organizuar nga TAP-i, bashkoi shefat më të vlerësuar të kuzhinës dhe pronarët dhe menaxherët e restoranteve, që mbështesin fuqimisht ekonominë dhe turizmin vendor.

Reduktimi i mbetjeve detare – Libera il Mare

Reduktimi i mbetjeve detare – Libera il Mare

Nëpërmjet një larmie aktivitetesh shkencore, operacionale dhe ndërgjegjësuese, programi i TAP-it për mbetjet detare synon të reduktojë mbetjet detare në një shtrirje prej rreth 30 km të bregdetit Adriatik (bashkitë e Vernoles, Leçes dhe Melendunjos).Projekti është zhvilluar në bashkëpunim me CoNISMa (Konsorciumi Kombëtar Ndëruniversitar për Shkencat Detare) nëpërmjet Njësisë së Kërkimit në zonën e Leçes (pjesë e Universitetit të Salentos).Faza e studimit paraprak, të cilën TAP-i e mbështeti me një investim prej 50.000 Eurosh, u krye midis muajit shkurt dhe korrik 2017. Programi shumëvjeçar, me një investim të parashikuar që shkon në më shumë se 800.000 Euro, është në proces zhvillimi.