Skip to main content

Për komunitetet në Greqi

TAP-i po investon dhe do të vijojë të investojë në veprimtari që bartin një ndikim të madh social dhe mjedisor në Greqinë Veriore, duke mbështetur projektet e zbatuara në të tre prefekturat greke nëpër të cilat kalon gazsjellësi: Maqedoni Perëndimore, Maqedoni Qendrore dhe Maqedoni Lindore-Trakë.

Programi vullnetar i Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) i TAP-it në Greqi kap shifrën 32 milion € gjithsej, duke u përqendruar në katër shtylla:

  • Mjedis;
  • Arsim dhe formim;
  • Zhvillim social dhe ekonomik, duke e vënë theksin te bujqësia dhe turizmi;
  • Cilësia e jetës për komunitetet vendore, duke e vënë theksin te mbështetja dhe kohezioni social

Përfaqësuesit e TAP-it janë në dialog të hapur dhe të vazhdueshëm me komunitetet vendore dhe të gjitha nivelet e qeverisjes (qendrore, prefekture dhe bashkie) për të zhvilluar së bashku projektet e të ISM-së, për të cilat është rënë dakord, që mbështesin përparësitë e zhvillimit të vetë komuniteteve.

Shihni më poshtë projektet kyçe të SEI-t të zbatuara në Greqi në kontekstin e programeve të SEI-t të TAP-it. Përmes kësaj përzgjedhjeje paraqiten nismat e ndryshme që TAP-i ka ndërmarrë, duke kontribuar në kauza sociale, humanitare dhe kauza të tjera të rëndësishme.

 

Financimi i Programeve të Masterit në Fushën e Energjisë

TAP-i po ndihmon në arsimimin e brezit të ri të specialistëve të energjisë, përmes financimit të dy programeve të Masterit në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore dhe në Institutin e Arsimit Teknologjik, në po të njëjtën prefekturë. Për një periudhë pesëvjeçare, TAP-i do të investojë një shumë prej 1 milion € për këtë nismë, përmes një donacioni bërë fondacionit Bodossaki. Shuma do të përdoret kryesisht për të subvencionuar tarifat e shkollimit të studentëve.

Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore

Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore

Në qershor të vitit 2017, TAP Greqi ndërmori programin e Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) prej 11 milion €, që kishte të bënte me dhurimin e 93 automjeteve të shërbimeve, duke përfshirë autoambulanca, borëpastruese dhe kamionë për mbetje. Nga ky investim, përfitojnë komunitetet vendore përgjatë prefekturave të Greqisë Veriore, ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Traka.

Seminare për Sigurinë Rrugore nëpër Shkolla

Seminare për Sigurinë Rrugore nëpër Shkolla

Gjatë periudhës maj 2016-mars 2017, TAP-i mbështeti një program për Seminaret mbi Sigurinë Rrugore, ku morën pjesë mbi 25,000 nxënës të shollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga të gjitha prefekturat e Greqisë Veriore ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Trakë. Siguria është përparësia numër 1 e TAP-it dhe duke mbështetur këtë projekt, TAP-i nxit praktikën jetike të sigurisë rrugore që në moshë të hershme.