5,000 Vite Histori Dalin në Dritë gjatë Gërmimeve në Trakë Skip to main content

Kthehu pas

5,000 Vite Histori Dalin në Dritë gjatë Gërmimeve në Trakë

27 mars 2018

Trakë, Greqi. Gjatë gërmimeve për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) AG në Trakë, dolën në dritë gjetje të rëndësishme arkeologjike nga periudha e Neolitit (mijëvjeçari i katërt para erës sonë) deri në periudhën pas Bizantine.

Kjo u vërtetua nga gjetjet e arkeologëve të punësuar në zonë nga projekti dhe të monitoruar nga Entet vendore të Antikitetit (të Evros, Rodopit, dhe Ksanthit), si dhe nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.

 

Njësia Rajonale Evros

Duke nisur nga lindja, gjatë ndërtimeve të TAP-it në Evros janë identifikuar gjithsej 30 zona arkeologjike me interes, nga Kipoi në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, deri në zonën e Sikoraçit në Perëndim. Këto zona përfshijnë varreza, mbetje arkitektonike, artizanale dhe gjetje të tjera që datojnë nga antikiteti deri në periudhën e vonë bizantine.

“Gjetjet janë të lidhura me zona tashmë të njohura arkeologjike përreth, si dhe me vende arkeologjike të reja dhe deri tani të panjohura. Të gjitha gjetjet po ruhen në ambientet e magazinimit të Enteve vendore të Antikitetit, dhe shumë prej tyre janë konservuar tashmë dhe po studiohen nga stafi ynë i arkeologëve,” tha Kreu i Entit të Antikitetit të Rodopit dhe ish drejtore e Entit përkatës në Evros, Chrysa Karadima. Në këtë punë kërkimore morën gjithashtu pjesë arkeologia dhe menaxherja e projektit, Zoe Miltsakaki, dhe arkeologia, Filoxeni Aitatoglou, që ishte e ngarkuar me bashkërendimin e punës.

Kërkimet arkeologjike në Evros u përqendruan kryesisht në katër gërmime, të gjitha të ndërmarra në Bashkinë e Aleksandropolit. Sipas shkencëtarëve, këto vendndodhje dokumentojnë rëndësinë historike të zonës për shkak të numrit dhe llojit të gjetjeve:       

  • varrezë e antikitetit të vonë  Gemisti
  • varrezë e Bizantit të vonë  Palagia
  • mbetje arkitektonike të një bazilike të Bizantit të hershëm me tre nefe në Potamos   
  • mauzole romak prej guri me sende varri me vlerë, gjithashtu në Potamos  

Njësia Rajonale e Rodopit

Dymbëdhjetë gjetje të panjohura arkeologjike u zbuluan dhe u regjistruan gjatë punimeve të ndërtimit në Rodop. Sipas Kreut të Entit vendor, Chrysa Karadima, dhe arkeologes përgjegjëse, Marina Tasaklaki, dy prej tyre u zgjeruan në gërmime shpëtimi në shkallë të gjerë dhe janë identifikuar tashmë si zona me interes arkeologjik. Ato janë:

  • zona e Arsakeios në Bashkinë e Maroneia-Sapes, ku janë identifikuar dy periudha përdorimi,
    • njëra që i përket periudhës romake/romake të vonë (shekulli 4-5 i erës sonë) dhe ku janë gjetur artefakte si: furra, mbetje të një ndërtese drejtkëndore dhe një rrethore, si dhe poçe të mëdha. Një prej gjetjeve, furra është transportuar tashmë në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Komotinisë, me qëllim përdorimin në projektet edukative të Entit vendor.
    • dhe tjetra që i përket periudhës bizantine dhe ku janë gjetur 55 varre, kryesisht të gërmuar dhe pa dekorime.
  • zona e Galinit në Bashkinë e Iasmos, ku është gërmuar një pjesë e një varreze romake.

Znj. Karadima dhe Znj. Tasaklaki gjithashtu shtuan," në zonën e Amaxades të IasmosTAP kryqëzohet me Murin Bizantin të Anastasioupolis, që daton në periudhën e Justinianit dhe që përbën interes të veçantë shkencor – si nga pikëpamja e ndërtimit, ashtu edhe nga ajo e përdorimit. Kjo, sepse muri prej 2,4 km kishte rol të kombinuar si ujësjellës dhe fortifikim. Me qëllim mbrojtjen e monumentit, ndërtimi i tubacionit në zonë është kryer pa gërmimin e kanalit, por përmes metodave të shpimit, që u ndërmorën pas kryerjes së mirëmbajtjes restauruese dhe punimeve të përforcimit, për të siguruar stabilitetin e strukturës.”

Njësia Rajonale e Ksanthit

Aspekti më mbresëlënës i gërmimeve të shpëtimit të kryera në kuadrin e ndërtimeve të TAP-it në Ksanthi, është se asnjë nga zonat arkeologjike të identifikuara nuk ishin të njohura më parë. Sipas Kreut të Entit vendor, Konstantina Kallintzi, dhe arkeologëve, Maria Chrysafi, Kyriaki Hadjiprokopiou dhe Despoina Skoulariki, ky fakt është me rëndësi, sepse pasuron si topografinë arkeologjike, ashtu edhe njohuritë shkencore.       

Artefaktet u gërmuan në disa nivele krahasuar me sipërfaqen aktuale të tokës, dhe datojnë nga periudha e Neolitit deri në atë pas Bizantit. Enti vendor ka identifikuar sa më poshtë si gjetjet më të rëndësishme:

  • Mbetjet e një vendbanimi gjatë Periudhës së hershme të Bronzit (3,200-2,000 PES), në Sounio, Bashkia e Avdirës.
  • Enë qeramike të Periudhës së Hekurit dhe varre të Trakës (shekulli i 8-të PES), në Grigoro, Bashkia e Avdirës.
  • Kala e shekullit të 4-t p.k lidhur me veprimtarinë e Filipit të II-të në brigjet e Trakës, në Polysitos, Bashkia e Avdirës.
  • Mbetje të veprimtarive metalpunuese romake, në Kossos, Bashkia e Topeiros. 
  • Vendbanim i shekullit të 3-të deri të i 4-t të Erës Sonë, duke përfshirë punishte artizanësh, një furrë qeramike dhe një vend për ruajtjen e monedhave dhe/ose objekteve metalike, në Sounio, Bashkia e Avdirës. Përzgjedhja e vendit lidhet me afërsinë e zonës me Rrugën Egnatia.
  • Varrezë e periudhës së Mesme Bizantine (Shekulli i 10-12-të i Erës Sonë), në Grigoro, Bashkia e Avdirës: dolën në dritë varre në formë grope dhe mauzoleu, disa prej të cilëve ishin të dekoruar me bizhuteri prej xhami dhe bronzi.
  • Ujësjellës të periudhës pas-bizantine, në Kossos, Bashkia e Topeiros , si dhe në Tecton, Feloni dhe Vafeika në Bashkinë e Avdirës.

Gjetjet e mësipërme në Trakë, si dhe gjetje të tjera në zona të tjera të Greqisë së Veriut të përshkuara nga tubacioni, që do të shpallen në të ardhmen, u gjetën në kuadrin e më shumë se 400 gërmimeve dhe hulumtimeve arkeologjike të kryera në të Drejtën e Kalimit të tubacionit, sipas Memorandumeve përkatëse të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit që TAP-i ka nënshkruar si me Ministrinë e linjës, ashtu edhe me Entet e të gjitha njësive rajonale që përshkon. 

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter Facebook | Instagram | YouTube