Skip to main content

Kthehu pas

TAP mbështet Maratonën e Këngës Popullore në Poliçan

14 shtator 2017

Poliçan, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) mbështeti Bashkinë e Poliçanit në organizimin e Maratonës së Këngës Popullore, edicioni i nëntë, në këtë qytet.

 

Për herë të parë, ky projekt muzikor i televizionit ‘Klan’ zbarkoi në qytetin e Poliçanit. Koncerti, i organizuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen", mblodhi mijëra banorë të Poliçanit dhe zonave përreth.

Për Bashkinë e qytetit ky aktivitet paraqiti një mundësi të mirë për t’i bërë jehonë ofertës turistike që paraqet zona e Poliçanit.

Gjatë këtij aktiviteti, TAP transmetoi video informuese mbi mekanizmin e ankesave, kujdesin që duhet bërë pranë kantiereve të ndërtimit dhe shpjegimin e fazave të ndërtimit të gazsjellësit.

 TAP është i përkushtuar ndaj dialogut dhe krijimit të marrëdhënieve afatgjata me komunitetet përgjatë gazsjellësit. Për këtë arsye siguria teknike, informimi mbi fazat e ndërtimit dhe shpjegimi i mundësive që kanë banorët për t’u dëgjuar nga TAP janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e gazsjellësit.