Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Hap Ftesën për Tender për Blerjen e Gazit që do të përdoret gjatë Fazës së Operacioneve

15 qershor 2020

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) synon, që deri më 22 qershor 2020, të publikojë në faqen e vet të internetit një përmbledhje të një Ftese për Tender (ITT) për blerjen e sasive të nevojshme të gazit për veprimtaritë operacionale, duke përfshirë edhe furnizimin me karburant të stacioneve të kompresorëve. Kjo procedurë tenderimi është pjesë e përgatitjeve për fillimin e fazës së operacioneve tregtare, që është programuar të nisë në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Përmbledhja e ITT-së do të përcaktojë termat e procedurës së tenderimit, të cilat çdo ofertues, konsiderohet se i pranon me anë të pjesëmarrjes në këtë procedurë. Një formular për Shprehje Interesi (EoI) në version pro-forme do të jetë gjithashtu e disponueshme në faqen e TAP-it, në mënyrë që palët që kualifikohen të mund të regjistrojnë interesin e tyre për të marrë paketën e plotë të ITT-së.

Një pamje tejet e përgjithshme e procedurës së tenderimit jepet më poshtë:

  • Periudha e furnizimit: nga fillimi i operacioneve tregtare të TAP-it deri më 30 shtator 2021
  • Pikat e dorëzimit: 
    • Pika e Interkoneksionit të Meledugno-s (përmes rrjedhjes virtuale)
    • Pikat Virtuale e Tregtimit e TAP-it (VTP), e disponueshme për transportuesit e TAP-it që kanë kapacitet të qëndrueshëm për transportimin me drejtimin përpara për periudhën në fjalë.

Informacione të mëtejshme dhe dokumentacioni përkatës për ITT-në, vetëm në gjuhën angleze, do të jetë i disponueshëm, në faqen e internetit të TAP-it: www.tap-ag.com

 

 

SHËNIME​

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Pyetje për Median në Anglisht: media@tap-ag.com