Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Faza Detyruese e Testimit të Tregut - Përditësim i afateve

04 qershor 2020

Baar, Switzerland. Tre operatorët e sistemeve të transmetimit - Trans Adriatic Pipeline AG, Snam Rete Gas (SRG) dhe DESFA (më poshtë referuar së bashku si “OST-të”) - njoftuan se faza detyruese e ofertimeve për testimin e tregut (versioni anglisht) që është ende në proces, do të kryhet në korrik të vitit 2021.

Konsultimet mbi projekt-propozimin e projektit (versioni anglisht), që është publikuar më 20 janar 2020, njoftuan për një afat të përafërt (janar 2021) për fazën detyruese të ofertimeve. Megjithatë, duke marrë në konsideratë mungesën aktuale të stabilitetit në treg, OST-të dëshirojnë të lejojnë më shumë kohë për rimëkëmbjen e tregjeve të energjisë.

Informacioni përkatës për pjesëmarrje do të bëhet publik në faqet zyrtare të OST-ve në momentin e duhur, të paktën dy muaj përpara fillimit të fazës detyruese të ofertimeve.

 

Ju lutemi të vini re se detajet përfundimtare do të paraqiten në Propozimin e Projektit.