Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Covid-19: shëndeti dhe siguria vijnë të parat

20 mars 2020

Covid-19: shëndeti dhe siguria vijnë të parat

Në TAP, shëndeti dhe siguria e punonjësve, kontraktuesëve dhe partnerëve të biznesit mbetet përparësi.  

Po monitorojmë nga afër zhvillimet në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe po zbatojmë rreptësisht udhëzimet e fundit të autoriteteve të shëndetit publik.

TAP-i ka ndërmarrë disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

  •  
  • Pjesa më e madhe e punonjësve dhe konsulentëve tanë në vendet pritëse: Zvicër, Greqi, Shqipëri dhe Itali janë duke punuar nga shtëpia.
  • Kushtet e punës së personelit në terren janë në përputhje të plotë me dispozitat sanitare të vendeve pritëse. Vazhdojnë ende vetëm aktivitetet kritike të biznesit, si shërbimet komunale, të cilat sigurojnë energjinë e nevojshme për shtëpitë dhe bizneset tona.
  • Paralelisht, ne vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin mbi veprimet që duhet të ndërmarrim për të kufizuar përhapjen e virusit.
  • Dezinfektojmë rregullisht ambientet e TAP-it, në përputhje me praktikat më të mira të higjienës dhe dispozitat e autoriteteve të shëndetit publik.
  • TAP-i është gjithashtu në kontakt të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm me kontraktuesit kryesorë të tij për të promovuar zbatimin e masave për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve të tyre.

 

Pavarësisht sfidave në lidhje me bllokimet dhe masat e karantinimit në vendet pritëse, aktualisht TAP-i po bën përpjekjet maksimale dhe po zbaton strategjitë më efektive për të vazhduar me shpërndarjen dhe testimin e gazsjellësit. Aktivitetet e TAP-it janë në përputhje të plotë me dispozitat sanitare të vendeve pritëse dhe synojnë që projekti të përparojë drejt shpërndarjes së sasisë së parë të gazit brenda vitit 2020.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet e situatës së COVID-19, duke ndjekur udhëzimet e autoriteteve të shëndetit publik në nivele ndërkombëtare e kombëtare dhe duke pasur gjithmonë prioritet sigurimin e shëndetit të njerëzve tanë.