Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Ndërton Kopshtin e Qytetit të Çorovodës

28 tetor 2019

Skrapar, Shqipëri. Më 22 tetor 2019, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkia e Skraparit përuruan kopshtin e qytetit të Çorovodës i cili u ndërtua nga e para. Rreth 60 fëmijë të këtij qyteti përfitojnë nga ky investim prej 498’000 Euro, pjesë e programit të Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP.

 

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema dhe Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shoqëruan në ambientet e kopshtit të ri nga drejtoresha e këtij institucioni, Enerida Hoxha. Ata panë nga afër kushtet që ofron kopshti i ri për të vegjlit e qytetit.

Adriatik Mema, Kryetarit të Bashkisë së Skraparit iu drejtua të pranishmëve në ceremoni me këto fjalë: “Faleminderit TAP për investimin dhe këtë dhuratë të bukur për të vegjlit e Çorovodës. I uroj fëmijëve që do të kenë fatin të jenë në këtë kopsht çdo të mirë. Do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të sigurojmë investime të tilla për edukimin e fëmijëve që janë e ardhmja e këtij vendi.”

Pas vizitës në ambientet e kopshtit Malfor Nuri, Menaxher i TAP për Shqipërinë, tha: “Nuk e fsheh gëzimin tim teksa shikoj fëmijët e Çorovodës që luajnë në godinën e re të kopshtit. Më vjen shumë mirë që kemi mundur të krijojmë kushte moderne për të vegjlit në këtë kopsht. Përmirësimi i jetesës së komuniteteve pranë gazsjellësit është njëherazi një objektiv dhe një dëshirë e TAP dhe për ta realizuar këtë ne po realizojmë një sërë investimesh sociale dhe mjedisore. Kopshti është një shembull i mirë i impaktit pozitiv të TAP për komunitetet.”

Godina e Kopshtit Numër 1 u ndërtua nga e para sepse objekti i mëparshëm nuk përmbushte kushtet e nevojshme si pasojë e amortizimit të lartë. Sot fëmijët e Çorovodës kanë një kopsht krejt të ri i cili ka ngrohje qendrore, mobilim të ri si edhe një kuzhinë të plotë. Godina e re ka dy kate dhe katër ambiente secili sipas grup-moshave te ndryshme të fëmijëve. Përveç fëmijëve të kopshtit, në të njëjtën godinë janë vendosur edhe dy grupet e çerdhes me fëmijë më të vegjël.

Pjesë e projektit ka qenë edhe ndërhyrja në ambientet e jashtme. Oborri i kopshtit është sistemuar dhe i janë shtuar lodra që fëmijët të luajnë gjatë ditëve të mira me diell.

Zbatimi i projektit u menaxhua nga Abkons, kontraktori TAP për investimet sociale dhe mjedisore, ndërsa përgjegjës për ndërtimin e kopshtit dhe rregullimin e mjediseve të jashtme ishte shoqëria Desaret shpk. Punimet për ndërtimin e kopshtit të ri kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe janë punësuar afërsisht 70 persona.

Deri më sot, TAP ka investuar mbi 3 milion Euro në rehabilitimin e 12 shkollave, kopshteve dhe çerdheve në Shqipëri. Rreth 5,000 fëmijë janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre investimeve.

TAP mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe atë vendore.

 

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në sektorin azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi dhe përshkon Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë TAP në vitin 2020.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Media: agim.fjolla@tap-ag.com    

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube