Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Gazsjellësi Trans Adriatik Nis Vlerësimin e Tregut

01 korrik 2019

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka nisur vlerësimin e tregu duke i lejuar transportuesve të gazit natyror të shprehin interesin e tyre. Kështu në një fazë të mëvonshme mund të kenë akses në kapacitetet e reja dhe afatgjata të TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të gazsjellësit në të ardhmen.

Vlerësimi i tregut do të kryhet në dy faza kryesore: faza jo-detyruese, që nis në datën 1 korrik 2019, e ndjekur nga faza detyruese, që pritet të nisë në tremujorin e dytë të vitit 2020 ose disi më vonë.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP, u shpreh: “Duke nisur që nga viti 2020, TAP planifikon të transportojë fillimisht rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit, duke sjellë kështu një burim të ri gazi në Evropë. Megjithatë, TAP ka mundësi që ta dyfishojë kapacitetin e vet në 20 bcm/v. Duke qenë se tashmë më shumë se 88% e projektit ka përfunduar, kemi synimin të sigurojmë që gazsjellësi të mund të zgjerohet në përputhje me kërkesat e ardhshme për transport të gazit natyror në Evropë. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të lejuar ardhjen e burimeve shtesë në tregjet evropiane, duke mbështetur kështu kalimin drejt rritjes së përdorimit të burimeve energjetike më të pastra.”

Marija Savova, Drejtore e Shitjes në TAP, shtoi: “Segmentet e përfunduara të tubacionit i kalojnë sektorit përkatës për fazën e kolaudimit të projektit. Tashmë ne po përgatitemi për veprimtarinë tregtare në cilësinë e një operatori të pavarur të sistemit të transmetimit dhe një ofruesi të besuar shërbimesh. Ne do të ofrojmë kapacite në përputhje me Kodin e Rrjetit për Mekanizmin e Shpërndarjes së Kapacitetit”.

Vlerësimi i tregut kryhet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në Udhëzuesin e Gazsjellësit Trans Adriatik për Vlerësimin e Tregut të vitit 2019, miratuar nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë.

Aktorët dhe palët e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në fazën jo-detyruese të vlerësimit të tregut duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në adresën market.test@tap-ag.com. Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu.

TAP ka marrë statusin e Projektit me Interes të Përbashkët (PCI) nga Komisioni Evropian, duke qenë se është një projekt energjetik tejet strategjik për Bashkimin Evropian,

 

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në sektorin Azerbajxhanas të Detit Kaspik për në Evropë.Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

Furnizimet e para me gaz në Evropë përmes TAP-it do të nisin në vitin 2020.

Gjurma e TAP-it mund të mundësojë furnizimin me gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore.Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit natyror kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP-i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP-it:www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Pyetje nga Media në Anglisht: media@tap-ag.com