Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Tre Vite pas Nisjes së Punimeve më Shumë se 87% e Gazsjellësit Trans Adriatik është Përfunduar

17 maj 2019

Baar, Zvicër. Dita e sotme shënon 3 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Deri tashmë, 99% e tubave janë shtrirë në tokë përgjatë gjithë Greqisë dhe Shqipërisë. 

Gjithashtu:

  • Më shumë se 93% e tokës përgjatë gjurmës së TAP në Greqi dhe Shqipëri është kthyer në gjendjen fillestare;
  • Në Itali, punimet në terminalin pritës së gazsjellësit kanë ecur mirë;
  • Stacionet e matjes dhe të kompresorëve janë përfunduar në masën përtej 85%;
  • Shtrimi i tubave në pjesën detare vijon të ecë përpara në përputhje me afatet e projektit;
  • Projekti ka arritur një rekord botëror përsa i përket sigurimit teknik në punë lidhur me kohën e humbur për shkak të incidenteve e cila që shumë më e ulët se normat botërore; Ekipet e TAP kanë ngarë mjete për më shumë se 116 milionë kilometra dhe kanë bërë rreth 41 milionë orë pune pa incidente madhore në lidhje me sigurimit teknik në punë.

 

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAPt, u shpreh: “TAP është i rëndësishëm për tre arsye kryesore. Ai sjell përfitime të menjëhershme për të tre vendet tona pritëse. Për më tepër ai do t’i ofrojë rajonit siguri në furnizimin me energji dhe diversifikim të burimeve, që më parë nuk e kishte. Ai është gjithashtu një projekt kyç që do ta bëjë më të lehtë tranzicionin energjetik të Evropës. Megjithatë, ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm se përtej këtyre arsyeve, TAP është një vepër që duhet të sjellë përfitime të prekshme shoqërore dhe ekonomike për komunitetet që do të mirëpresin tubacionin gjatë dhjetëvjeçarëve në vijim. Kemi punuar shumë për ta arritur këtë gjatë tre viteve të shkuara dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe pas përfundimit të ndërtimit.”

Pasi të jetë ndërtuar, TAP do të sigurojë mundësi të reja të rëndësishme energjie për Evropën Juglindore që të ketë mundësi të furnizojë banesat dhe industritë e saj. Ndërkohë rajoni po kalon një tranzicion drejt një të ardhmeje me nivele të ulëta të emetimit të karbonit. Gazi natyror është lënda djegëse fosile më e pastër dhe do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në morinë e burimeve energjetike të Evropës, duke ndihmuar në zëvendësimin e burimeve energjetike që krijojnë më shumë karbon. TAP do të rrisë gjithashtu sigurinë energjetike duke diversifikuar burimet me energji të BE-së. Për shembull, pas përfundimit, TAP mendohet të mbulojë rreth 33% të nevojave për gaz të Bullgarisë, 20% të nevojave të Greqisë dhe rreth 10,5% të nevojave të Italisë.

TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, me gjatësi rreth 3’500 kilometrash dhe vlerë rreth 40 miliardë USD dhe që shtrihet nga Deti Kaspik deri në Evropë. TAP do të ofrojë një korridor të drejtpërdrejtë dhe me leverdi ekonomike për vendet e Evropës Juglindore, dhe më tej. Ai do të transportojë gaz natyror nga basenet e Kaspikut drejt Evropës, duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, dhe duke përshkuar Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të dalë në tokë në brigjet e Italisë së Jugut, ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror.

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në zonën e Azerbajxhanit të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë si dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në tokë në brigjet e Italisë së Jugut.

Furnizimet e para me gaz në Evropë përmes TAP do të nisin në vitin 2020.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit natyror të Kaspikut drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane.

TAP promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe është një burim madhor i investimeve të huaja direkte.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP:www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Pyetje nga media në anglisht: media@tap-ag.com