Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Nis Këshillimi për Kodin e Rrjetit

07 gusht 2018

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) nis procesin e këshillimit për projekt Kodin e Rrjetit të TAP (TNC). TNC-ja përcakton parimet dhe rregullat që do të rregullojnë aksesin, përdorimin dhe operimin e gazsjellësit TAP. Ai është gjithashtu një kusht pjesë e vendimit të Komisionit Evropian për përjashtimin e TAP-it nga Direktiva e Tretë e BE-së për Gazin lidhur me aksesin, përcaktimin e tarifave dhe ndarjen e pronësisë së palëve të treta (Nenet 9, 32, 41(6), 41(8) dhe 41(10)). [link]

Palët e interesuara mund të ofrojnë çfarëdo komenti që mund të kenë për TNC-në, përfshirë Shtojcat e tij, nga data 7 gusht 2018, ora 10:00 CET dhe 18 shtator 2018, ora 18:00 CET. Drafti i TNC-së, udhëzimet për këshillimin publik, modeli i përgjigjes dhe dokumentacioni mbështetës janë të disponueshme këtu [link]. Të gjitha komentet duhen dërguar me postë elektronike në public.consultation@tap-ag.com.

Marija Savova, Drejtoresha për Tregtinë në TAP, u shpreh: “Ndërsa vazhdon ndërtimi i gazsjellësit, TAP-i po përpiqet shumë të nisë operacionet tregtare në vitin 2020. Zbatimi i një Kodi Rrjeti për TAP-in është një hap i rëndësishëm drejt këtij procesi. Është dokumenti themelor rregullues që do të rregullojë të gjitha veprimtaritë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Si i tillë, ne presim komente nga të gjitha palët e treta të interesuara.

TAP-i po punon ngushtë me Autoritetet Kombëtare Rregullatore në çdo shtet (RAE në Greqi, ERE në Shqipëri dhe ARERA në Itali) për të përfunduar TNC-në.

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube