Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP dhe Spiecapag i Dhurojnë Spitalit të Çorovodës Pajisje Mjekësore

20 qershor 2018

Çorovodë, Shqipëri. Më 13 Qershor, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe kontraktori i tij Spiecapag i dhuruan repartit të urgjencës në Spitalin e Çorovodës disa pajisje mjekësore. Nëpërmjet këtyre pajisjeve mjekësore të reja, mjekët e këtij spitali mund t’i ofrojnë banorëve të Skraparit një shërbim më cilësor.

 

Si TAP ashtu edhe Spiecapag i janë mirënjohës stafit të Spitalit të Çorovodës për ndihën e ofruar gjatë ndërtimit të gazsjellësit dhe janë të ndërgjegjshëm për nevojat materiale që ka ky spital për përmirësimin e shërbimit.

TAP dhe Spiecapag vendosën bashkërisht që të ndihmojnë ekipin e urgjencës së këtij spitali, të cilët përballen me rastet më të vështira të urgjencave mjekësore, qofshin sëmundje apo aksidente. Ndërhyrja e mjekëve të urgjencës është shumë e rëndësishme pasi mund të shmangë përkeqësimet e gjendjes së pacientëve të paraqitur. Spitali i Çorovodës i vjen në ndihmë më shumë se 19’000 banorë të zonës së Skraparit.

Lista e pajisjeve mjekësore që i janë dhuruar Spitalit të Çorovodës: elektrokardiogram, karrige me rrota, set për ndërhyrje kirurgjikale, aspirator, mbajtëse për kokën dhe kurrizin, barela, suport për krahët dhe këmbët, matës pulsi, aparat për matjen e presionin e gjakut, aparat për matjen e diabetit, defibrilator, mbajtëse qafe, etj.

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube